Ballkani i Hapur: Një stisje për të zëvendësuar integrimin në BE

Ballkani i Hapur: Një stisje për të zëvendësuar integrimin në BE

E ardhmja e BE-së është e ndërlidhur edhe me Ballkanin Perëndimor. Prandaj konkluzioni se BE-ja tashmë ndodhet para mundësisë së fundit për t’i shpëtuar vendet e Ballkanit Perëndimor nga ndikimi rus, kinez apo turk, është real.

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE — çështje gjeopolitike

Samiti i mbajtur së fundmi BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel risolli në vëmendjen e politikanëve faktin real — se çështja e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, para dhe pas çdo gjëje tjetër, është çështje gjeopolitike.
Madje që nga themelimi i BE-së, me theks nga fundi i Luftës së Ftohtë, pra kur filloi zgjerimi i saj drejt Lindjes e Juglindjes së Europës, gjeopolitika ishte në themel të të gjithë raundeve të zgjerimit. Nuk bën përjashtim tashti Ballkani Perendimor. Ndërkaq miratimi i parimeve dhe standardeve të saj në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, si: kuadri ligjor, standardizimi i ekonomive dhe fusha të tjera, ishin e mbeten faktor të rendit të dytë.

Vlerësimi realist i pozitave të Beogradit — është çelësi për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon

Pozicionimi i Brukselit ndaj Serbisë edhe pas gjenocidit në Bosnjë e Kosovë, mbetet ai që ishte — Serbia është motori i normalizimit të Ballkanit Perëndimor! Kështu gjykojnë ende në Bruksel! Ndërkaq integrimi i saj në BE është parakushti që Europa të kultivojë tutje raporte të mira me Rusinë.

  1. Po aty

--

--

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store