Betimi i qeverisë serbe — dhe tallja e Isa M. përmes fb
Shkruan: Dr Sadri Ramabaja
Qeveria neofashiste serbe, siç u dëshmua në ditën kur ajo dha betimin — më 28 tetor, në raport me Kosovën, mbetet tutje e kurthuar në idetë dhe gjakimin historik të saj për sllavizimin e Kosovës.
Kjo ideologji ishte në bazamentin e të gjitha projekteve serbe: nga ato për zhdukjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e përjetshëm të Dardanisë antike, deri tek ky i fundit për ndarjen e Kosovës, respektivisht aneksimin e veriut.
Trinomi: Pushtet politik — Ushtri dhe Kishë serbe vazhdon të jetë 100% i angazhuar për vazhdimin e këtyre politikave shovene në raport me Kosovën dhe shqiptarët.
Prandaj në raport me këtë stategji permanente serbe, reagimi i qevrisë së Kosovës, do të duhej të ishte serioz dhe i qartë. Mënyra e ragimit të qeverisë sonë, respektivisht kryeministrit real — Isa M., duke u mjaftuar me një status në fb, është tallje e llojit të vet!
Si duket, i vetëdijshëm që edhe elektorati i vet pret më shumë, pavarësisht se tok me popullin si tërësi është lodhur më shumë nga skandalet ditore të olhokratëve të instaluar në pushtet më 3 qershor 2020, se sa nga virusi Kovid 19, Isa M. dhe vasalët e tij, ndërkohë kanë zgjedhur variantin e shpërndarjes së përgjegjësisë, duke e bërë BE përgjegjse për dështimet tona të brendshme.
Kjo taktikë e njohur e populistëve euroskeptikë gjithandej, megjithatë, nuk shitet dot në Kosovë. Këtë taktikë e ka shpenzuar Klani PRONTO, atëherë kur i dështoi liberalizimi i vizave edhe pas hapjes së shampanjave në zyrat e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, kur atë e drejtonte benjamini i H.TH. Bekim Çollaku.
Hapi i parë që do të duhej ta bënte kjo qeveri pas betimit me pompozitet të qeverisë serbe, ( “…betohem se do ta ruaj me përkushtim Kosovën si pjesë të Serbisë”), do të ishte dërgimi i një proteste zyrtare në Bruksel, shoqëruar me njoftimin se i pezullon bisedimet me këtë qeveri neofashiste që nuk i fshehë pretendimet e saj për rianeksimin e Kosovës.
Unë jam i vetëdijshëm se kjo qeveri nuk e bën dot këtë detyrë kushtetuese, sepse jo rastësisht ajo është peng i Listës Serbe dhe rrjedhimisht edhe i politikave të Aleksandar Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, si minimumi që duket se ka për objektiv trinomi serb që zura në gojë më lart.
Shih për këtë, dërgimi i kësaj qeverie në shtëpi dhe i Isa M. në pension të përjetshëm, rezulton të jetë detyrë imediate e qytetarisë aktive dhe e politikës.