Demokracia ka nevojë për heronjtë e vet

Sadri Ramabaja
2 min readOct 6, 2020

--

Në Kosovë ndryshimet pothuajse përherë kanë ardhur nga poshë, duke imponuar pastaj rrjedhën e re të historisë. Për dallim nga revolucionet e Evropës Qendrore e asaj Lindore, që shpërthyen në fillim tëviteve 90-ta (të shek.20), në Kosovë ,, Lëvizja tektonike” nuk erdhi si rezultat i ,,Kryengritjes popullore” ; përkundrazi, ato i imponoi Uni, bërthama e grimcave atomike të shpirtit Timotean që kishte ruajtur ADN e shqiptarit tek familjet si ato të Adem Jasharit, Fehmi Lladrocit, Rexhep Bislimit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt….

Brezi i nacionalistëve progresiv urban sot, i mbledhur tashmë rreth figurës emblematike të Albin Kurtit, e ka të qartë se, Rrepublika mund dhe duhet të funksionalizohet dhe të shndërrohet në Piemont të Kombit, nëse në filozofinë e tyre politike vazhdon të insistojë ta kultivojë autencitetin politik e kulturor, q.d.th. nëse qytetari i lindur në epokën e lirisë, do ta ketë të qartë se, liria që ai gëzon nuk është produkt vetëm i gjeopolitikës, por para së gjithash edhe i shpirtit liridashës dhe sakrifikues e brezave pararëndës. Pra, kjo liri e sublimuar në trajtën juridiko-politike të Republikës si gjakim, nuk mund të selitet, nëse ky brez nuk i kthehet idealit që bartë në vete kauza për shtetin e së drejtës tok me shtetin zhvillimor e të mirëqenjes sociale, jo thjeshtë si pikëpamje politike a reminishencë ideologjike e një epoke që kemi lënë prapa, por si ideal i agurës moderne që korrespondon mirë me epokën e digjitalizimit.

Më 6 Tetor 2019 blloku i Prekariatit (ajo armatë e tërë e të arsimuarve të teknokratëve të rinj dhe mërgata jonë) votuan për ndryshim; ata dëshmuan se janë heronjtë e mirëfilltë të Demokracisë sonë të brishtë. Ata tashmë janë të pandalshëm në misionin e tyre.

Unë ju përulem atyre.

--

--

No responses yet