Gjykata Speciale e Kosovës konfirmon rëndësinë e rastit „Syri i Popullit“

Sadri Ramabaja
2 min readDec 1, 2021

--

Shkruan. Andrea Myller, ish redaktor i TV DRS (Zvicër)

Basel, 1 dhjetor — Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë ka refuzuar kërkesën e të pandehurit për lirim me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Garancitë e Policisë kosovare për të siguruar arrest të rreptë shtëpiak të të akuzuarve janë të pamjaftueshme për gjykatën.

Si pikën e parë dhe më të rëndësishme të arsyetimit të refuzimit, Gjykata i referohet çështjes “Syri i Popullit” — nuk përmend emrin “Syri i Popullit”, por referenca për të është e qartë:

“Kohët e fundit ka pasur një pretendim se Shërbimi inteligjent i Kosovës ka angazhuar dy agjentë që të shtihen si dëshmitarë për të bërë deklarata të fabrikuara që lidhin kundërshtarët politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste.

Portali i ri kosovar i lajmeve “Paparaci.com” e bëri publik këtë më 22 tetor, duke e cilësuar si “skandalin më të madh në historinë e pasluftës”. Për çudi mediat kosovare kanë raportuar me shumë kujdes për këtë.

Në artikullin tim “Imazhi moral i kulturës mediatike të Kosovës” kam spekuluar për arsyet e mbulimit “të hezituar” mediatik të rastit politik shpërthyes “Syri i Popullit”. Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka trajtuar qartazi rastin duke e vënë në radarin e saj dhe sot konfirmoi rëndësinë e rastit Syri i Popullit, duke i potencuar arsyet e refuzimit të kërkesës së Hashim Thaçit dhe Co për lirim me kusht.

Edhe një herë e kombinoj këtë zhvillim të fundit me shpresën se media do të kujdeset më në fund për çështjen “Syri i Popullit” dhe mbi të gjitha sfondin e tij.

Fatkeqësisht, duket se mediat do të vazhdojnë politikën e tyre dhe praktikisht do të heshtin për rastin “Syri i Popullit”:

Në raportimin e mëparshëm për vendimin negativ të Gjykatës Speciale, media thjesht injoroi pikën më të rëndësishme të justifikimit dhe foli për një pikë vartëse.

Shpjegimi për këtë ndoshta gjendet në pikën e dytë të arsyetimit të gjykatës: “Vetë perspektiva e lirimit të të pandehurit krijon frikë dhe pasiguri në Kosovë te dëshmitarët në këtë rast”.

Kjo frikë vlen edhe për shumë media. Për sa kohë që nuk është e qartë nëse Gjykata në Hagë do të gjykojë apo jo përfundimisht Hashim Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, ata nuk preferojnë të “përkulen shumë nga dritarja për momentin” dhe të rrezikojnë kokën.

--

--

No responses yet