Kur UÇK-ja përdoret si gjethe fiku
(Përgjigjie për Blakajn dhe kUmandantat e tij)
Gjatë qëndrimit në SHBA kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në edicionin e 31 janarit 2023, i dha një intervistë të gjatë Zërit të Amerikës.
Natyrisht si person që përcjell politikën dhe si studjues i kësaj fushe, më tërhoqi vëmendjen përgjegjia në pyetjen e mëposhtme:
Zëri i Amerikës: Uashingtoni dhe Brukseli e kanë thënë qartë se procesi i Asociacionit duhet të ecë paralel me planin e BE-së, pra sipas tyre janë procese të ndara, që nuk kushtëzojnë njëri-tjetrin. A mendoni se debati në Kosovë për Asociacionin duhet të fillojë pa vonesë?
Ramush Haradinaj: Debati është çdo herë i duhur. Çështja e Asociacionit ka fituar peshë me zhvillimet e fundit, pra krizat e njëpasnjëshme në veri dhe tensionet atje. Kjo është mundësia e vetme, nuk ka rrugë tjetër as Kosova as palët e tjera për të arritur tek marrëveshja përfundimtare, pa i dhënë një epilog çështjes së Asociacionit. Asociacioni për Kosovën është një obligim i marrë me kohë, por për fat të mirë është obligim kushtetues dhe ligjor, pra nuk del jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Me gjithë respektin e madhë për gjithë angazhimin e Ramush Haradinajt gjatë luftës së UÇK-së së vegjëlisë, që nuk kam ngurruar ta shpreh edhe publikisht, në këto qaste decidive nëpër të cilat po kalon Republika, nuk kisha si të kaloja heshturazi pa evidentuar papajtueshmërinë time me këtë deklaratë.
Në analizën time me titull “Bashkësia e Komunave Serbe — një oksimoron politik sui generis” të publikuar fillimisht në faqen e Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, të cilin e drejtoj, ndër të tjera tek kam analizuar reagimin e opozitës rreth çështjes së Asociacionit, kam potencuar sa vijon:
“Në mediat tona elektronike dhe në studiot televizive, e më pak aty ku duhet — në Parlament, asnjëheër nuk na ka rastisur të dëgjojmë e lexojmë as ndjesin më të vogël të kërkimfaljes nga ana e atyre që kanë nënshkruar marrveshjet në fjalë. Përkundrazi, në kor shtrojnë pyetje banale për gjoja përgjegjësinë e lidershipit të qeverisë se pse na serviret sot një draftmarrëveshje e tillës si është kjo franko-gjermane?! Kjo kategori kalemxhinjësh e kuazipolitikanësh as që marrin erë nga fusha e marrëdhënieve ndërkombtëare, e aq më pak nga gjeopolitika dhe ndryshimet që ka imponuar lufta në Ukrainë. Duket se kjo shtresë e hollë e bazës gjenetike të kolaboratorëve tanë gjatë gjithë historisë, nuk kanë mësuar asgjë nga gabimet e etërve të tyre ideologjik e politik. I ashtuquajturi pragmatizëm politik i pararendësve të tyre që votonin pro ndryshimeve kushtetuese në 23 mars 1989 konform kërkesës së Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës, ishte prologu i luftës dhjetë vite më vonë. Sërish është po ajo sortë e “liberalëve tanë” me ca injorantë politik që prodhoi periudha e luftës së lavdishme të UÇK-së së vegjëlisë, që sot tumirin aprovimin nga Kuvendi të Bashkësisë së Komunave Serbe si Kalë Troje, respektivisht si Republika Serbska që ka për intencë imanente politike federalizimin e Kosovës dhe pregaditjen e terrenit për ndarjen e saj.
Ata që nuk kanë mësuar kurrë leksionin e historisë, nuk kanë si të jenë të rreshtuar në shërbim të Republikës sot. Kjo sortë nuk e ka kuptuar kurrë ligjërimin e rezistencës së vegjëlisë, madje as atëherë kur lufta bëhej në Drenicë e Dukagjin. Nëdrkaq rezistencën e Shtetit ajo e kupton edhe më pak.
Por edhe më trishtues është qëndrimi i asaj pjese të opozitës që vije nga një mileum tjetër — ai i rezistencës së shkëlqyer gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së së vegjëlisë.
Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës ish gjenerali nga më të lavdishmit të UÇK-së këto ditë pohoi se “krijimi i Asociacionit është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale.” [Sic! SR]
Luftrat dhe revolucionet (këta të fundit qoftë edhe të heshtur, si ky i 14 shkurtit të vitit 2021 në Kosovë), prodhojnë trandje të thella shoqërore. Si luftrat edhe revolucionet shoqërore nxjerrin në sipërfaqe figura historike mjaft komplekse. Jo rrallë këto figura marrin përmasat e legjendave.
Lufta e UÇK-së së vegjëlisë nxori në sipërfaqe një figurë të tillë me përmasa legjende — Ramush Haradinajn. Por, çfarë t’i thuhet këtij (vet)devalvimi të legjendës sonë?
Si kalorës fisnik ai lë Kështjellën e Lirisë [Dukagjinin], pa disiplinuar mirë as hapin, defilon n’parketin e diplomacisë, përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të “këshilltarëve të tij” dhe pa çarë kokën as për historinë personale, deklarohet kështu si është deklaruar! Keqardhje!”
Paragrafi i fundit i kësaj pjese të analizës sime, që de fakto nuk është sulm, por tërheqje dashamirëse e vërejtjes një ish luftëtari të katapultuar në politikan, për dëmin e madhë që mund t’ia shkaktojë Republikës nëse tutje përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të “këshilltarëve të tij” dhe pa çarë kokën për Republikën deklarohet dhe vepron kështu si e thotë ai me zë dhe drejtpërdrejt në nj medium autoritativ e me ndikim, siç VOA.
Reagimi i AAK, respektivisht zyrtarit të saj Lulëzim Blaka, flet më shumë për moralin publik të dëmtuar keq në këto njëzetë vitet pas luftës së UÇK-së së vegjëlisë edhe nga AAK-ja.
Në reagimin e tij z Lulëzim Blakaj nuk mirret askund me tekstin tim, e aq më pak me pjesën e potencuar nga unë të intervistës së liderit të tij.
E kuptoj, nuk ka se si. Prandaj në reagimin e tij, ai krcen nga një degë në tjetrën, duke këmbëngulur të fshihet prapa emblemës së UÇK-së, pa e kuptuar se me këtë gjuhë ai dhe mentorët e tij vazhdojnë ta dehumanizonë lirinë dhe dalëzotësen e saj: UÇK-në e vegjëlisë.
Kjo tashmë nuk duhet të tolerohet.
Prej nga rrjedhë ky rezon dehumanizues i Lirisë?
Kësaj pyetjeje jam munduar t’i përgjigjen në disa nga esetë e mia të publikuara në librin “Liria pa heronj — Republika në kthetrat e olhokratëve”.
Dehumanizimi i lirisë ishte produkt logjik i koketimit të dy forcave dinamike, në thelb amorale: i makutërisë dhe i injorancës.
Në këtë përfundim më kishte sjellë analiza e fenomenit të bashkëjetesës së kapitalizmit të egër që kishte promovuar fill pas luftës SHK-u alias i PDK-ja [që fshihej prapa UÇK-së], në dukje çlirimtare, ndërkaq në thelb ishte shnëdrruar në ingranazh i krimit dhe i dehumanizimit të një lëvizje të tëra të atdhetarëve të disa brezave, rrjedhimisht edhe i vet UÇK-së.
Ai grusht individësh, që kishin kapur fillimisht UÇK-në dhe më pas Republikën, duke eliminuar kriptoelitën brenda saj (atë shtresë që në kushtet e represionit e ndjekjes së pashembullt, ia kishin dalë të ruanin kohezionin e ilegales dhe, në dekadën e fundit të shek. XX, të krijonin bërthamën e UÇK-së), për t’iu kthyer pas luftës oponentëve politikë (të jashtëm), do ta shndërrojë Republikën si ideal — në shtet të dështuar!
Në këtë epokë shndërrimesh të mëdha, te ky grusht arrivistësh me mendësi mesjetare, paraja dhe pushteti do të shndërroheshin në ideal.
Ata do t’i nënshtroheshin me kohë plotësisht tundimit “të shpirtit mondan”, që reflektohej me mungesë fatale të arsyes.
Në vitet e sundimit të tyre, ata ia arritën të rikthenin epokën e Shën Pedro Damianit, duke shprehur mosbesimin e thellë që ushqenin ndaj inteligjencës, madje edhe asaj që kishte kontribuar në rritjen e tyre!
Atbotë derisa po shkruaja atë analizë, kisha bindjen se 24 qershori dhe më pas 5 nëntori i vitit 2020, do të hyjë në histori si prologu i shembjes së asaj “kulle gjigante” prej letre që pati ngritur ky grusht olhokratësh, të cilët po mbanin peng Republikën.
Le të kujtojmë edhe një fakt: produkt i këtij grushti olhokratësh që bëri puçin brenda UÇK-së, ishte edhe mocioni-mynxyrë i moralit të tyre të munguar, që më 25 mars 2020, që shëmbëlleu si një tip “i kryqëzatës së fundit” prej aventurierësh kalorësiakë e prej princërish të vonuar!
Ai akt do t’më regjistrohej në memorien time si një riinkarnim i Ahmet Zogut dhe i marshit të tij drejt Tiranës në dhjetorin e vitit 1924, i mbështetur fuqishëm nga Beogradi, që ndërkohë pretendon të marshojë edhe drejt Prishtinës!
I isha gëzuar shumë faktit se pjesë e këtij grupimi të inkriminuar, as gjatë luftës e as më pas, nuk ishte ish komandanti nga më të veçantit i UÇK-së së vegjëlisë i Zonës së Dukagjinit — Ramush Haradinaj, të cilin isha përpjekur ta ndihmoja aq sa kisha mundësi edhe personalisht.
Sa do t’më vinte mirë që Ai të mos ishte as pjesë e kësaj maskarade që po bën opozita sot në raport me Bashkësinë e Komunave Serbe. Ai do ët duhej ta kishte të qartë se ajo, pra BKS po pretendohet t’i imponohet Kosovës, si parakusht për përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë në kuadër të të ashtuquajturit propozim evropian, i mbështetur fuqishëm edhe nga SHBA-të, më shumë si rezultat e rrjedhojë e gjeopolitikës, se sa si interes strategjik për ruajtjen e paqes në rajon.
Qëndrimin në Uashington Ramush Haradinaj do të mund ta shfrytzonte si opozitar fare mirë edhe në dobi të ruajtjes së integritetit e sovranitetit të Republkës, në rast se do të mirrte mundimin e të këshilohej me diplomatët shqiptarë të akredituar atje.
Kryesisë së AAK-së i sugjeroj ta lexojnë qëndrimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin që pikrisht sot është bërë publik. Ai është krejtësisht në përputhje me gjashtë pikëshin e prezantuar nga kryeministri Kurti para deputetëve të Kuvendit tonë.
Deklarata e z Haradinaj është në shpërputhje të plotë edhe me këtë qëndrim të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
Po të konsultohej me diplomatët shqiptarë, pse jo edhe me mua paraprakisht [këtë mundësi ia kam afruar çdo herë], si bashkëveprimtarë, do t’ia afroja këtë përgjegje Haradinaj për pyetjen e parashtruar nga Zëri i Amerikës:
“Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk mund të jetë strukturë një-entike dhe as pushtet i ndërmjetëm në mes të nivelit qëndror dhe komunave të caktuara…”
Më duhet t’ju rikujtoj kryesisë së AAK-së se detyrë mbi detyra edhe për gjeneralët kur katapultohen në krye të partive politike, mbetet ruajtja e interesit nacional. E interesat nacionale nuk mund të mbrohen duke i hapur rrugë krijimit të çfarëdo entiteti të veçantë serb në Kosovë.
Unë mbetem gjithmonë i hapur dhe i gatshëm t’i ofrojë tutje këshilla të duhura z Haradinaj, për të cilin ruaj tutje respekt si për çdo ushtarë të devotshëm të UÇK-së ës vegjëlisë, por edhe kryesisës së AAK-së, meqë e konsideroj atë ende forcë politike që mund t’i shërbejë Republikës.
___________________________
Linku ku e gjeni reagimin e AAK-së:
https://www.gazetaexpress.com/aak-i-pergjigjet-ramabajes-uck-eshte-pasuri-e-trashegimise-shqiptare/