Në kurthin e Tukididit: Lufta e re shqiptaro-serbe?

Analizë mbi gjeopolitikën rajonale

Sadri Ramabaja
24 min readSep 16, 2020

Insistimi për ripërkufizim (razrgraničenje) me shqiptarët, flet se Beogradi nuk e njeh hartën politike të Europes Juglindore. Madje në Beograd ka koka aq të nxehta sa nuk hezitojnë të ringjallin aspiratën e shekullit XlX për shndërrimin e Serbisë në një Sardenje të Ballkanit, pra të krijojnë një supershtet të bashkuar në Ballkan nën zotërimin serb. Aleksander Vuciqi, presidenti serb, është njëri nga ata pinjollët e shovinizmit serb që e sheh Beogradin si kryeqytetin e këtij shteti, ndërkaq procesin e Berlinit në dobi indirekte të kësaj ideje!

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

Shqipëria dhe shqiptarët në njëren anë, dhe Serbija e serbët ne anën tjetër,kështu si janë sot, te ndarë në dy e tri entitete shtetërore, ose nëser të bashkuar e strukturuar në federata përkatëse, megjithatë, vazhdojnë të kenë fuqi balancuese për rajonin e Evropës Juglindore. Që të dy këta kombe, pjesa e parë e ketij shekulli, duket se do të jetë porta që do ti shpjerë ose drejt kurthit të Kutididit- Luftës vendimtare për hapësirë, ose drejt shtegut të paqes, që do t’u garantojë mireqenie dhe prosperitet për pjesën e dytë të shek.XXI e tutje, që do ta shndërronte rajonin në oazë të paqes dhe prosperimit të shtetit të së drejtës.

‘’New York Times’’ në një artikull të gjatë lidhur me perspektivën e raporteve mes Kinës dhe SHBA-ve, së fundmi godiste ne shenjë: ”Së bashku ato munden të farkojnë paqën botërore, por si kundërshtare mund ta shpiejnë botën drejt greminës”. Modus Moriendi ose Modus Vivendi, luftë ose paqe — që të dyja mundësite janë në duart e tyre.

Duket se kjo vlenë, per këtë pjesë të Europës Juglindore, edhe për raportet mes dy kombeve me historinë më të pergjakur — mes shqiptarëve dhe serbëve.

Feniksi shqiptar përballë ujqërve të Stepës

Ne që kemi jetuar në të dy hapësirat jetësore [në atë shqiptare dhe serbe] që pas përfundimit të luftës [ 12 qershor 1999] dhe dhënies fund të kolonializmit njëshekullor të Kosovës, ka përpjekje për një lloj marrëveshje politike, që do të mund t’i jep fund status- quosë, respektivisht gjendjës së ngrirë. Intenca është që të krijohen kështu parakushtet e domosdoshme të afrmit e pajtimit mes dy kombeve, e më këtë edhe ecjes drejt të ardhmës prosperuese ndërfqinjesore e Evropiane, por, fatkeqësisht, duke i marrë më shumë në konsideratë interesat strategjike Serbe, në dëm të interesave jetike Shqiptare! Paralajmërimi për mundësinë e aderimit të Serbisë tok me Malin e Zi në BE për vitin 2025, duke toleruar edhe më tutje mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesëshja e BE-së [Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja] e me këtë edhe mbajtjen e saj [pra të Kosovës] si geto të mbyllur, flet shumë për mungesën e një agjende gjeopolitike unike të BE-së për rajonin dhe trajtimin jo të dinjitetshëm të shqiptarëve, respektivisht për një agjendë rezervë tepër të dëmshme për interesat jetike të shqiptarëve!

Më 15 korrik 2009 Komisioni Evropian miratoi propozimin që të hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe të mbetej në fuqi regjimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Një vit e ca Komisionerja e BE-së për Punë të Brendshme, Cecilia Malstrëm, propozoi heqjen e vizave, me kusht që udhëtarët të mos qëndrojnë më shumë se 90 ditë dhe të kenë pasaportë biometrike.
Kosova tutje mbetet geto!

Më 4 maj 2016 Komisioni Evropian i propozon Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen. Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Kosova tutje mbetet geto!

Dy vite më vonë sërish reagon Komisioni Evropian, duke pohuar se ai “ruan vlerësimin e bërë që në vitin 2018 se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian dhe u kërkon vendeve anëtare të ndjekin rekomandimin e Komisionit për realizimin e këtij procesi, nga i cili Kosova është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit që mbetet i përjashtuar.”1)

Kosova tutje edhe dy vjet pas këti reagimi të Komisionit Europian mbetet geto, respektivisht burgu masiv i vetëm në kontinent!

Me të drejtë, kolegu im, politologu Bardhyl Mahmuti shtron pyetjen që ende mbetet pa përgjigje:
Cilat janë arsyet që qytetarët e Kosovës, të cilët kanë përjetuar gjenocidin nga Serbia, të mbesin të izoluar?
Zëdhënësit e BE-së mund të thuan çka t’ua zëre goja dhe ta durojë letra. Por, askush nuk mund të thotë se Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë iu hoqën vizat për arsye “të funksionimit si shtete ligjore”, apopër përmasat e “vogla” të korrupsionit dhe kriminalitetit. Kriteret e refuzimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës janë politike dhe ideologjike dhe si të tilla, në kontekstin aktual të përkëdheljes që i bëhet Serbisë, paraqesin një rrezik për ardhmërinë e Kosovës.”
2 )

Në Serbi, siç deshmojnë edhe protestat disajavore gjithandej në qytetet kryesore serbe, por edhe përbërja e parlamentit, dominojnë forcat e së djathtës ekstreme. Qendrimi i tyre ndaj Kosovës dëshmon se sa janë ato të ngarkuara me energji negative. Ndërkaq shpërthimi i këtyre energjive negative u vu re botërisht sidomos pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndërlidhet me tarifat për produktet serbe dhe intencën për t’i dhënë fund epokës së neokolonializmit, që dominoi këto dy dekada pas luftës.

Atë vendim parasëgjithash duhet kuptuar ashtu si ishte : Vullnet politik për çlirimin e dytë të Kosovës. Nëse UÇK-ja e mbështetur nga NATO, pra nga aleatët tanë Perendimorë, i kishte dhënë fund në qershor të 1999 pzitës koloniale të Kosoves, vendimi per tarifat po shenjonte fillimin e fundit të pozitës neokoloniale serbe, që asaj ia kishte garantuar UNMIK-u me politikat e tij ekonomike e fiskale, duke i hapur tash më rrugë rivalitetit gjeopolitik.

Shih për këtë, duhet të kemi mirëkuptim pse sot bien kambanat e alarmit në Beograd, por nuk mund ta mirekuptojmë reagimin e Brukselit!

Sa herë që shqiptarët kanë hedhur hapa serioz të rizgjimit dhe fuqizimit të pozitave të tyre, duke u faktorizuar në rajon, siç po ndodhë në këto dy dekadat e fundit me Shqiperinë dhe shqipetarët, tek pala tjeter, pra tek Serbia, si fuqi që ka dominuar ish Jugosllavinë, por që kishte rol dominant edhe në Evropën Juglindore, vetvetiu zgjohet ndjenja e shqetësimit dhe pasigurisë.

Zgjidhja e kësaj nyjeje historike do të mund të bëhej fare ngjajshëm si me rastin e Britanisë së Madhe dhe Amerikës në epokën postkoloniale, por situata mund lehtë të preciptojë drejt një lufte të re, siç ndodhi pas vitit 1900 mes Britanisë së Madhe dhe Raihut Gjerman .

Historia nga antika e deri sot njeh shumë raste kur luftrat shpërthyen edhe krejt rast[sisht ose si rezultat i drosë që ushqenin palët mes vete. Theo Somer prandaj tek flet për raportet mes Kinës dhe SHBA, potencon se ato mund të rrëshqasin n luftë shkatrrimtare diçka e ngjajshme “siç ndodhi 2500 vjet më parë mes Spartës dhe Athinës”.3)

Historiani grek Thukydidis ka përshkruar në detaje se si që të dy qytetet — shtete helene, në gjendje po thuajse të mpirë prej somnabuli, kishin rënë në kurthin e shthurjes. Në veprën e tij të njohur me titull sugjestiv “Destined For War”, profesori i njohur nga Universiteti i Harvardit, politikologu Graham Allison, kthehet për 2400 vite prapa në histori dhe citon nga vepra e Thukydidit mbi luftën e Peloponezit këtë fjali:

“Ishte ngritja e Athinës dhe brenga e shqetësimi që kjo ngritje shkaktoi tek Sparta, që e bëri luftën te pashmangshme”.4)

Duke e percjellë gjendjen e krijuar ndërkohë mes Serbisë dhe Kosovës, veçanrisht reagimet e krerëve të Serbisë që nuk marrin mundin fare të fshehin muskujt kërcënues përmes pozicionimit të divizioneve të tëra të ushtrisë në kufi me Kosovën, dhe tash së fundmi edhe me paradën ushtarake që më tepër ishte një karshillëk, shtrohët logjikshëm pyetja:

Mos vallë, ngritja dhe prosperimi i Republikës së dytë shqiptare [Kosovës], e me këtë faktorizimi i kombit Shqiptar, ta ketë po të njejtin efekt në Serbi?

Në rastin e Athines dhe Spartës, Tukitidi potenconte dy faktorë që po e vinin qerren e luftës në lëvizje: Në njëren anë orekset në rritje të Athinës, që ishin produkt i një lloji ndjesie në ngritje e që shenojnë atë lloj vetëvlerësimi superior, ndërkaq në anën tjetër vihet re një lloj pasigurije, drojë, madje edhe nje lloj vendosmerie për ta ruajtur Status Qou-në nga ana e fuqisë tashmë të etabluar të Spartës. Ne gjykimin e Tukitidit, qëndrimi i Athinës ishte i parevokueshëm. Në përmasat për aq sa fuqia e saj ishte në ngritje, rriteshin edhe ndjesitë se ajo po trajtohej jo mirë, duke sforcuar bindjen se fuqia e vjetër tashmë do të duhej të përshtatej me realitetin e ri.

Historiani Grek gjithashtu kishte vënë re se Sparta i cilësonte sjelljet dhe qëndrimin e Athinës si të paarsyeshme, por edhe se i ishte rrezikuar roli dhe pozicioni i sai dominues që nga çasti kur filloi ngritja dhe mëkembja e Athinës. Mënyërën e rrugët që ndoqën dy qytet-shtetet për të hyrë në luftën e gjatë 30 vjeçare, më të gjatën në antikë, por edhe si që të dytë në fund përjetuan humbje të mëdha duke u dobësuar tej mase, sa nuk përballuan dot pastaj mësymjen e persëve, na e ka dëshmuar mirë historia.

Ky lloj i dinamikës së inercionit historik, mos vallë ndërkohë e ka vënë në lëvizje qerren e luftës së Serbisë (e me këtë edhe të kombit serb) dhe të Kosovës (e me këtë edhe të kombit shqipëtar), duke i paraprirë krejt kësaj përplasjeje një mësymje e furishme e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës, duke llogaritur më shumë në një “blic krig”?

Hulumtimi që ka bërë Allisoni në këtë rrafsh jep këtë rezultat: “Në njëmbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë raste të trajtuara të 500 -vjetëshit të fundit, në të cilat raste kemi të bëjmë me zhvendosje të shpejtë te fuqisë mes një force në ngritje dhe kombit zaptues paraprak, lufta ishte si përfundim, respektivisht rezultat.” 5)
Në këtë lloj luftërash për hegjemoni, drejt luftës preventive rrëshqiste fuqia e etabluar. Nga fuqia në ngritje, ndërkaq, kishte kundërvënie, kur forcat de fakto ishin pak a shumë të njejta. Në rastin konkret, natyrisht forca ushtarake e Kosovës eshtë embrionale, pakrahasimisht më e dobët se ajo e Serbisë, por pikërisht ky fakt mund të nxisë Serbinë që, në emer të preventivës, të mësyej aksionin për aneksimin e veriut të Kosovës.

Dy nga keto dymbëdhjetë rastet e trajtuara nga Alison-i kishin të bënin me rivalitetin mes Britanisë se Madhe dhe Gjermanisë para Luftës së Parë Botrore, si dhe sfida japoneze ndaj SHBA-ve, që erdhi deri LDB me përmasa të përgjakëshme për krejt rruzullin tokësor.

Sidoqoftë nuk do të thotë gjithësesi se lufta e sërishme mes Kosovës dhe Sërbisë është e pashmagëshme. Histora na dëshmon se feniksi shqiptar u përball vetëm në vitet 1878–1999 me ujqërit e Stepës, jo më pak se shtatë herë radhazi. Fillimisht duke e humbur Toplicën [1878]; pastaj duke humbur Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe gjithë Kosovën e një pjesë të vilajetit të Manastirit [1912]. Tutje gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike [1912–1914]; pastai gjatë Luftës së Parë Botërore e që do të vazhdonë me luftën e Kreshnikëve [Kaçakëve, siq njihet në popull lufta e viteve 1918–1924]; tutje gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në epilogun e saj [1944–45] për t’i dhënë fund me luftën e UÇK-së [1998–99], kur edhe u çlirua Kosova, por pa Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe pa Preshevën, Bujanocin e Medokën (Medvegjën).

Në katër prej gjashtëmëdhjetë rasteve të trajtuara nga Alison-i dhe ekipi i tij, rivaliteti mes fuqisë në ngritje dhe asaj të etabluar, nuk kishte përfunduar me luftë. Arsyeja ishte: Vetëpërmbajtja dhe venerimi i interesave strategjike të dyanshme që kishin shmangur luftën. Pse mos të jetë rasti mes Kosovës dhe Serbisë, i pesti në këtë vazhdë të historisë ës luftrave, që nuk rreshqet drejt luftës? Arsyet dhe interesat strategjike të dyanshme anojnë nga paqa dhe prosperiteti.

Taivani, “Zajednica“ serbe dhe niti mbi “Djepin e kombit serb”

Në preambulën e kushtetutës së RP te Kinës theksohet taksativisht: ” Tajvani është pjesë e territorit të shenjtë të Republikës Popullore të Kinës’’. Tutje vazhdon të potencohet obligimi shtetëror e kushtetues: ”Është detyrim i shenjtë i gjithë popullit kinez, përfshirë edhe qytetarët e vendit në Taivan, që ta përmbushin detyren madhore te ribashkimit të atdheut”.

Disi ngjashëm trajtohet edhe Kosova, në kushtetuten aktuale serbe, natyrisht krejt në kundërshtim me realitetin historik, demografik e logjik. Në preambulën e saj, po edhe në pjesët organike, potencohet taksativisht se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërkaq monumentet kishtare etj. në Kosovë, bashkë me hapësirat përreth tyre, trajtohen si gjoja dëshmi e historisë, duke formuluar kështu pseudoargumentet se ajo paraqet “djepin e serbizmit”!

Por nëse rasti i Kinës dhe Taivanit është në përputhje të plotë me realitetin historik, me atë të raporteve mes bërthamës së Shtetit amë dhe një pjese të tij, që në rrethana historike të njohura pas LDB i shkëputet shtetit më, kjo paralele nuk tërhiqet dot mes Kosovës dhe Serbisë. Këtu kemi të bëjmë me çështje krejt tjetër, që ndërlidhen me historinë e pushtimit dhe kolonizimit të Kosovës si krahinë e Shqipërisë. Sidoqoftë, Serbia vazhdon me falsifikimin e historisë dhe manipulimin me ndjenjat e qytetarëve të saj. Edhe në tekstet shkollore të historisë tashmë është etabluar cilësimi i Kosovës si “tokë serbe”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa në aktin më ët lart juridik — në kushtetutë, Kosova cilësohet si pjesë integrale e Serbisë!

Ja se çka shkruan taksativisht në preambulën e kushtetutës Serbe:

“Bazuar ne traditën shtetërore të popullit serb dhe barazisë së gjithë qytetarëve dhe bashkësive etnike në Serbi; bazuar në faktin qe Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë, pra se ka pozitën e saij si pjesë përbërse e shtetit sovran të Serbisë dhe se nga kjo pozitë Krahina Autonome e Kosovës, organet e saj si dhe të gjitha organet shtetërore kushtetuese, kanë obligime dhe detyra të mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha mardhëniet politike të brendshme e të jashtme“. 6)
Ndërkaq në kapitullin e shtatë të kushtetutës serbe, Kosova trajtohet si pjesë organike e saj në shtatë nene të veçantë.

Potenciali ekonomik dhe ai ushtarak i Kinës, tok me vullnetin politik, flasin në dobi të ribashkimit të Tajvanit me Kinën në një perspektivë jo të largët, madje pavarësisht kundërshtimit të sforcuar të SHBA-ve. Ky gjakim edhe mund të bëhet realitet.

Rasti i Krimesë, por edhe procedanët tjerë që po krijon agjenda e gjeopolitikës ruse, shkon gjithashtu në dobi të agjendes politike të Kinës. Presionit ndaj Taipeh-ut (kryeqendra e Taivanit-S.R) nga ana e Kinës, por edhe nga qytetarët së brendshmi, rritet çdo ditë, regjimi i të djathtës tradicionale Kineze (Koumintang), që e ka shndërruar Taivanin në një bazë të fuqishme ushtarake nga më të rrezikshmet në planet, një ditë, fare lehtë, mund të dorëzohet.

Si do të jetë atëherë reagimi i SHBA-ve?

Dy parti parlamentare të Taivanit janë aktive pro ribashkimit me Kinën. Propaganda kineze që garanton lehtësira ekonomike dhe mirëqenie për 23 milion qytetar të ishullit, është permanente. Shih për këtë, ky ishull fare leht mund të shndërrohet në flakadan të luftës së tretë botërore.

A mund të tërhiqen paralele mes këtij ishulli kinez dhe “Zajednices” serbe nesër në Kosovë? Krahasimi gjithsesi çalon dhe duket tërësisht i shpifur. Por, kështu nuk gjykon Beogradi, meqë ai si “Zajednicë serbe” de fakto e trajton gjithë Kosoven, duke e cilësuar madje edhe si “djepi i Serbisë”, respektivisht si “djep i kombit serb” etj.

Oligarkët pashiqian të Beogradit ende e mbajnë gjallë idenë e rikthimit të Serbisë në Kosovë. Në këtë terren strategik, gjykon Beogradi, ndryshimet e karakterit gjeopolitik të pritshme që të ndodhin në Ukrainë, në Taivan etj. mund të prodhojnë ndonjë aksion spektakular të rikthimit të Ushtrisë Serbe në Kosovë, ose së paku në “Ishullin e ngrirë’’ që po e mbanë tutje në veriun e Kosovës.

Aktualisht, përmes dialogut në Bruksel dhe të takimeve të fshehta, po ushqehen këto iluzione të ëndrrës serbe tashmë e ngritur në agjendë politike zyrtare. Në ndihmë të kësaj agjende ishte edhe forumi i Alban-ut në Austri dhe shërbimet e një lagjeje diplomatike të Evropes në krye me znj. Mogerini, përfaqsuese e lartë e Politikës së Pashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Prapa këtijë eshaloni të diplomacisë proserbe, duket se tashmë janë rreshtur individ e qarqe të politikës shqiptare nga Prishtina e Tirana! Përpjekja e Serbisë që, qoftë edhe me “marrëveshje” ta aneksojnë veriun e Kosoves, dëshmon edhe një herë se sa e predisponuar po tregohet ajo që të bie me të dy këmbët në kurthin e Tukinidit.

Nga çasti i hyrjes së Donald Trump-it në Shtëpin e Bardhë, por realisht edhe më shqeto, nga momemti kur Zuo Jiping-u kishte promovuar të ashtuquajturën strategji mbi “raportet e rolit të superfuqive” [ 2012], pozicioni gjeopolitik edhe i Europës Juglindore kishte filluar të pësojë ndryshime të ndjeshme. Këtë ndryshim e shpërshfaqi këshilltari për çështje të sigurisë i Presidentit të SHBA-ve, John Bolton, në fjalimin e tijë në Kiev [2018].7)

Ky pozicion i ri, automatikisht ndikoi në raportet mes dy kombeve rivale në Ballkan (kombit shqiptar e atij serb), duke shënuar kuota të reja përplasjeje. Serbët, duke shfrytëzuar momentin politik, tentojnë t’i zgjerojnë sferat e tyre të interesit, madje edhe duke imponuar korigjimin e kufirit të Kosovës, që de fakto nënkupton aneksimin e veriut. Deklarata e presidentit serb A.Vuçiq për ripërkufizimin (razgraničenje) me shqiptarët, flet qartë se Serbia tashmë ka rënë brenda perimetrit të kurthit të Tukididit. Në këtë rast do të mjaftonin ca ndeshtrasha (provokime) të rëndomta, që dinë t’i improvizojnë shërbimet serbe të inteligjencës (të kujtojmë “Trenin Rus”, vrasjen e Oliver Ivanoviqit], që konflikti të bëhet i pashmangshëm, ndonëse skifterët e luftës tashti nuk mungojnë as në Prishtinë.

Presidenti serb në turnin e tij në qytetet afër kufirit me Kosovën, duke filluar me Vrajën, dikur njëri nga qytetet etnikisht më të pastër shqiptare (1877), e deri në Kurshumli e në Medokën time, dëshmon qart se është po ai që ishte gjatë luftërave në ish Jugosllavi [1991–1999], si zëdhënës i Millosheviqit, duke ushqyer tutje ,,shpirtin luftarak” të çetnikëve të tij që tashmë e dominojnë Parlamenti Serb.

Ekspansioni kinez drejt Ballkanit — akt gjeopolitik

Përse potencova në fillim të kësaj eseje rastin e Taivanit dhe më pas këmbënguljen e Sebisë për ta mbajtur kaq gjatë ,,rastin e ngrirë” të veriut të Kosovës, shëmbëllim i modeleve të ngjajshme në Qipron Turke, Krime, Ukrainën Lindore etj.?

Ka kohë që në qarqet akademike serbe, por edhe në nivelet më të larta të politikës, krahas rolit në ngritje të Rusisë, i kushtohet vëmendje e veçantë edhe ngritjes së Kines. Në mediat më seroze nuk ka kaluar pa u komentuar deklarata e D.Trump-it pas takimit me presidentin kinez që flet në dobi të tezës për një një rishikim të politikave reciproke, që favorizojnë një lloj bashkëpunimi në dobi të raporteve kinezo-amerikane të G2-shit.
,,Unë mendojë se ne mund t’i zgjidhim pothuajse të gjitha problemet e botës”,8) e shprehur në nje rast Trump-i.

Në këtë rirreshtim të ri të mundshëm, Beogradi tenton të zë hapin, duke hapur të gjitha portat për investitorët kinez. Banka shtetërore kineze EXIM tashmë është prezente me investimet e saja në disa fusha. Ajo ka startuar me ndërtim autostradash në Maqedoni, në Mal të Zi dhe pretendon që këtë rrjet ta permbyllë me Serbinë. Në Beograd konsorciumi Kinez ‘CHINA ROAD AND BRIDGE CONSTRUKCTION’ ka ndërtuar një urë të gjatë mbi Danub që kapë shifrën prej 170 milion eurosh, 85% e së cilës është kredi. Diku 700 milion euro janë duke u investuar në një termoelektranë dhe në ndërmarrjën më të madhe të vendit për përpunimin e çelikut në Smederevë, që pritet të kalojë në duart e kinezve.9)

Një projekt tjetër i rëndësisë së veçantë që po investon Kina në interes të Serbisë, është edhe hekurudha e shpejtësisë së lartë mes Budapestit dhe Beogradit, që ka diku 350 km, e ku parashihen të investohen rreth 3.2 miliardë euro. Modernizimi i kësaj hekurudhe pritet të përfundojë në vitin 2023, me ç’rast do të shkurtohet koha e lidhjes së këtyre dy qendrave nga 8 orë, sa është tashti, në 3 orë. Krahas kesaj, është lënë e hapur mundësia e modernizimit e të gjitë shtegut hekurudhor nga Athina në Budapest.

Këto dhe projekte tjera që planifikojnë kinezët t’i financojnë në rajon, me theks të veçantë në Serbi, vijnë si rezultat i hezitimit të investitorëve nga BE-ja dhe përgjithësisht Perendimi. Këtë hezitim dhe këtë hapësirë ndërkohë po e shfrytzon Kina, por gjithëmonë e rivalizuar nga Rusia dhe Turqia.

Në krejt këtë mësymje, Kosova mbetet jashtë vëmendjes kineze, meqë Kina nuk e njeh pavarësin e saj, duke u arsyetuar se nuk tumirë politikat secesioniste që i ndërlidhë pastaj me problemet e brendshme, si ato me Ujgurët dhe Tibetian, por duke mos e lënë anash as edhe rastin e Tajvanit. Sidoqoftë, investimet kineze edhe në Shqipri janë të ndjeshme.

Në një shkrim të gjatë të publikuar në ,,DIE ZEIT” të Hamburg-ut, Ulrich LADURNER dhe Steffen RICHTER kanë goditur pikërisht në shenjë tek potencojnë se Kina përmes këtyre investimeve, para së gjithash ka për qëllim të rrisë ndikimin politik në Evropë. “Kina dëshiron që në të ardhmen, qoftë edhe në rrugë indirekte, të ketë influencë në vendimmarrje në BE”.10)

Veriu i Kosovës dhe Sanxhaku në dritën e gjeopolitikës

serbe

Dialogu me Sebinë i ndërmjetsuar nga Brukseli, që startoi si teknik më 2011 dhe përfundoi si politikë me 2015-ën [sic!], gradualisht i është nënshtruar agjendës politike të Serbisë me BE-në dhe po shkon në dobi të gjeopolitikës serbe. Insistimi gjithnjë e më hapur për aneksimin e veriut të Kosovës, si dikur ai i Toplicës [1878], duhet të shihet në funksion të prerjes, izolimit të Sanxhakut nga Kosova. Serbia e ka parasysh se, me gjithë suksesin në politikat asimiluese, banorët autokton të Sanxhakut, që tutje mbesin shumicë, sado që deklarohen si boshnjakë, me gjithë substratin sllav dhe bjerrjen e gjuhës (sidomos nga brezi i ri), ata, megjithatë, veten e ndjejnë shqiptarë. Kështu do ta ndjejnë ata veten, madje edhe më shumë, kur të faktorizohet kombi shqiptar në Evropën Juglindore. Rrjedhimisht ata lidhjen me Mitrivicën dhe Kosovën i konsiderojnë jetike.

Në dritën e përmbushjes së agjendës politike, që do të jetë në përputhje me interesat gjeopolitike dhe në dobi të gjeopolitikës serbe, do parë edhe pushtimi i majës së Pançiqit nën hundët e KFORIT francez, por edhe intencat për t’i shtënë në dorë majat e Shalës së Bajgorës, liqenin e Ujmanit dhe segmente të shfrytëzuara të Trepçës në veri.

Interesat gjeostrategjike të Serbisë (gjithësesi edhe të Rusisë) janë cenuar me dështimin e puçeve në Podgoricë dhe Shkup dhe mbi të gjitha me aderimin e këtyre dy shteteve në NATO. Në këtë rrafsh, pra në përputhje me këto interesa, duhet shikuar edhe refuzimin kategorik të Serbisë për aderim në NATO, qoft edhe në një të ardhme të largët, pavarësisht pjesëmarrjeve të saj në misionet e ndryshme ushtarake të partneritetit me SHBA-të.

Ndërkaq në dritën e gjeopolitikës serbe do shikuar edhe suksesi që ka arritur ajo në kuadër të procesit të Berlinit, duke u imponuar si lokomotiva terheqëse e rajonit(!) Sidoqoftë, si Berlini edhe Brukseli e kanë tashmë të qartë se intenca e Beogradit për dominim të rajonit, duke mos e njohur tutje Kosovën, është e rrezikshme për sovranitetin, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Bosnjës. Veriu i Kosovës prandaj shihet nga Beogradi i ndërlidhur me Sanxhakun, e madje edhe me të ardhmen e Bosnjës, respektivisht Republikës Srpska.

Në prag të Luftës së Parë Ballkanike, në atë tablo të përgjithshme të raporteve ndërkombëtare, lufta e Tripolipanisë [Libisë së sotme] do t’iu shërbejë satelitëve të Rusisë në Evropën Juglindore (Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria) për shpërfaqjen e apetiteve për zgjerim territorial në dëm të Perandorisë Osmane, që nënkuptonte de fakto aneksim të ri të territoreve shqiptare. Sanxhaku i Pazarit të Ri, që ishte në përbërje të vilajetit të Kosovës me qendër Shkupin, por që në rrafshin gjeostrategjik konsiderohej si një ,,pykë territori” ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, duke shërbyer tutje si urë lidhëse e natyrshme mes Shqipërisë veriore (pra atë botë vilajetit të Kosovës) dhe Bosnjës, ishte tepër i rëndësishëm në rrafshin gjeopolitik për t’i lidhur Serbinë me Malin e Zi. Shih për këtë, rusët vazhdimisht u kërkonin atë botë satelitëve të tyre që të lidhin aleanca ushtarake për veprim të koordinuar antiosman. Të inkurajuar prej diplomatëve dhe agjentëve rusë, shkruan Norman Rich, shtetet sllave plus Greqia, hynë në bisedime të cilat rezultuan në formimin e koalicionit antiturk.11)

Hallka e parë në këtë koalicion, vazhdon Rich, ishte një marrëveshje për aleancë ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë e nënshkruar më 13 mars 1912.
,, Mirë, kjo është mrekulli, tha ministri i Jashtëm rus Sazanov, kur degjoi për aleancën, — 500.000 bajoneta për ta mbrojtur Ballkanin. Kjo duhet ta bllokojë përgjithmonë rrugën për depërtimin gjerman dhe pushtimin austriak’’.12)

Aneksimi i Kosovës dhe Sanxhakut (1912) dhe ndarja e këtij te fundit me Malin e Zi, është produkt i kësaj strategjie pansllave. Aneksimi i veriut sot, qoftë përmes një marrëveshjeve, ku firmën nga pala shqiptare do të mund ta vinte ndonjë nga marionetat e imponuara nga qendrat e vendosjes që gjatë luftës (1998), qoftë përmes një ‘blic krige’ të akorduar paraprakisht, është vetëm një shtojcë e asaj që ishte realizuar më 1912!

Diskursi nacionalist iracional serb në raport me Kosovën, me fokus veriun e saj, ka parapavijë të pastër strategjike. Nëse në epokën e luftrave ballkanike, serbët tentonin të kishin dalje në det, ata tashmë ndjehen tërësisht të hendikepuar dhe pjesërisht edhe të izoluar! Interesi parësor gjeostrategjik i Serbisë atëbotë ishte projektuar në dobi të vënies nën kontroll të aksit Veri-Jug, që nënkupton grykën Moravë-Vardar, duke siguruar daljen në Selanik dhe përmes pushtimit të Kosovës, krijimin e parakushtit për pushtimin e Shqipërisë dhe me këtë edhe qasja në portin e Durrësit.

Për pothuajse nëntë dekada (1912- 1999), Serbia nuk arriti dot ta zhbënte qenien shqiptare në Kosovë, megjithëse gëzoi mbështetjen herë të hapur, e më shumë të heshtur të disa fuqive të Perendimit dhe Turqisë. Të kujtojmë këtu shkarazi marrveshjen e Titos të vitit 1953 (në Rjekë) me ministrin e Jashtëm Turk, Ismet Inonu, që ishte de fakto vazhdim i projekteve të akademikut Serb Vasa Çubrilloviq (1936 dhe1944) për shpërnguljen e shqiptarve nga Kosova, Sanxhaku dhe Maqedonia për në Turqi, e deri te projekti i shtatmadhorisë serbe të titulluar me emrin e koduar ,,Patkoi”[1999], i cili iu kishte ofruar gjermanëve dhe pastaj u bë publik nga shërbimi i fshehtë bullgar.

Krijimi ndërkohë i dy shteteve të pavarura (Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) i ka varrosur përgjithmonë projektet e sipërpërmendura të Serbisë për dalje në det. Ndërkaq insistimi për ndarjen e Kosovës (aneksimin e veriut), duket se ka të bëjë me interesin gjeostrategjik serb që konsiderohej i përmbyllur, e që ndërlidhet ekskluzivisht me Sanxhakun si ,,tokë serbe”, ose Rashkën e dikurshme. Konservimi i tij si interes jetik serb, sikur i ushqen tutje shpresat e Beogradit për rikthimin e Malit të Zi brenda Serbisë dhe sferave të interesit rus në në një të ardhme jo të largët, siç logarisin qarqet pansllave në Moskë e Beograd.

Kambanat e alarmit pr ringjalljen e kurthit të Tukididit ndërkohë po bien sërish. ,,Një çështje e hapur (e që e pret Brukselin) është në derë. Europa i ka neglizhuar keq këto dekadat e fundit të gjashtë vendet e Ballkanit. BE-ja ju afron atyre perspektivën e plotë për aderim, madje Serbisë dhe Malit të Zi duke iu premtuar se kjo perspektivë do të duhej bërë realitet që në vitin 2025. Sidoqoftë, bisedimet me këto vende janë tek në fillim: Përplasjet (grindjet) mes Serbisë dhe Kosovës kanë tutje ndikimin e vet, gjendja e brendshme në Bosnjë është e pa shpresë e kaotike, ndërkaq në Kosovë rendi juridik nën ndikimin e MAFIAS”,13) konkludon Theo Sommer, në një studim të tij të gjatë.

Për disa nuanca, momentiumi politik dhe tavolina e diplomacisë rreth dialogut Kosovë-Serbi, na rikthen në javët e para të pragfillimit të Luftës së Parë Botërore dhe dilemat që kishte Berlini për situaten e krijuar. Kjo mëdyshje e Gjermanisë është paraqitur në mënyrë më të hollsishme prej Gotlib Fon Jagov-it, kreut të shërbimit të Jashtëm Gjerman, në një letër të 18 korrikut drejtuar Linkovskit, ambasador gjermon në Britani, për t’i shpjeguar se përse gjermanët e quanin me rëndësi të dorës së parë mbështetjen ndaj Austrisë.
“Nëse austriakët nuk do të hidheshin tani në veprim, ata do ta humbnin rastin e fundit për rehabilitim politik dhe qëndrimi i tyre në Ballkan do të shkatërrohej përgjithmonë. Rezultati do të qe vendosja e hegjemonisë ruse në Ballkan, një zgjerim i palejueshëm i pushtetit dhe ndikimit rus, si për Gjermaninë, ashtu edhe për Austrinë”.14)

Përpjekja e Rusisë për akomodim afatgjatë në Serbi [baza në Nish, agjentura e shpërndarë mbi 3000 veta gjithandej në Serbi, madje edhe në veri të Kosovës nën petkun e organizatave humanitare dhe specialistëve të fushave të ndryshme] dhe gjithsesi në Spska Republika në Bosnje, duke mbështetur aneksimin e veriut të Kosovës dhe nënshtrimin e plotë të Sanxhakut, nga Berlini i sotëm, nëse jo nga Brukseli, do të duhej të cilësohej si akt i palejueshëm dhe gjithësesi i patelorueshëm. Në këtë frymë, mbase, duhet shikuar edhe punimet e fundit të samitit të Berlinit, dy javë më parë, ku vendosmëria e Angela Merkel, sikur zmbrapsi për një momet të gjithë ata që ëndërronin për një ripërkufizim të ri në rajon, që do të ishte në kurriz të Kosovës dhe interesave jetike të Kombit përgjithësisht. Shih për këtë, Beogradit duhet t’i bëhet e qartë se, kufijtë që ia ka përcaktuar Serbisë në perendim Konferenca e Dejtonit [1995], duke krijuar një entitet shtetror serb brenda Bosnjes [Republika Sërbska] dhe ata që u shenjuan më 17 shkurt 2008 me aktin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës, në jug të Serbisë, janë të pacenueshëm.

Insistimi për ripërkufizim (razrgraničenje) me shqiptarët, flet se Beogradi nuk e njeh hartën politike të Europes Juglindore. Madje në Beograd ka koka aq të nxehta sa nuk hezitojnë të ringjallin aspiratën e shekullit XlX për shndërrimin e Serbisë në një Sardenje të Ballkanit, pra të krijojnë një supershtet të bashkuar në Ballkan nën zotërimin serb. Aleksander Vuçiqi, presidenti serb, është njëri nga ata pinjollët e shovinizmit serb që e sheh Beogradin si kryeqytetin e këtij shteti, ndërkaq procesin e Berlinit në dobi indirekte të kësaj ideje!

Argumenti i përsëritur që dëgjohet në qarqet diplomatike gjithandej, e veçmas në Bruksel, më theks gjatë këtyre 8 viteve të dialogut mes Kosovës e Serbisë [2011–203], që duket se gjen një lloj statisfaksioni në diskursin juridik të Gjykatës Ndërkombtare në Hagë, i aplikuar sidomos gjatë kohës sa gjykohej Hitleri i Ballkanit, presidenti serb Sllobodan Millosheviq, është se lufta e UÇK-së për lirinë e Kosovës është zhvilluar jo kundër popullit serb, pra ajo nuk cilësohet siç ishte luftë mes dy kombeve, por kunder regjimit të Millosheviqit,e që rezulton të mos jetë krejt korrekt. Populli serb, veçanrisht ata në Kosovë, që njihen si kolonë të ngulitur gjithandej në zonat më strateghike, kryesisht brenda periudhes 1916–1966, por edhe pjesa dërmuese e kombit gjithandej në Serbi e Bosnjë, brenda hapësirss serbe, me entuziazëm ishte lidhur me kauzen e Millosheviqit që barazohej në dy teza: E para, zgjidhja e madhe, Jugosllavia nën hegjemoninë Serbe dhe e dyta — zgjdhja e vogël, krijimi i Serbisë së Madhe. Që të dyja këto teza kanë burimin në vetë natyrën e nacionalizmit serb, që në qendër ka ekspansionin territorial.15)

Në rrethana normale, siç pohonte figura më e spikatur ndërmjet atyre që bënë paqen në vitin 1814 [ në Vjenë], Vilhem fon Humbold (që cilësohet si njëri nga filozofët dhe eruditët më të mëdhej të kohës së tij), populli francez duke mbështetur me aq zjarr kauzën e Napoleonit për pushtimin e Evropës ,,kish humbur çdo të drejtë për një paqe bujare”. [N.Rich:2006]. Po në këtë linjë gjykimi, është edhe raporti që do të mbajë popullin gjerman me kauzën e Hitlerit për pushtimin e Evropës dhe Botës gjatë LDB.
Në këtë rrafsh nuk bën përjashtim as populli serb dhe elita e tij. Këtë e verifikoi sërish, pas dy dekadash, vetë presidenti serb, A. Vuciq, në fjalimin që kishte në një tubim me qytetarët serbë në Mitrovicë (në pjesën që realisht Serbia e mbanë të aneksuar -2018], duke iu rikthyer edhe mitit për ,,djepin Serb”! Natyrisht insistimi për Kosovën si ,,djep serb” ka të bëjë me të vërtetën për aq sa kanë të bëjnë edhe malverzimiet e tij për Rashkën si ,,djep serb”, për Shumadin a Timokun si ,, djep serb” etj.
Të sjellim në vëmendje faktin se, Serbia prej vendosjes së serbëve në Ballkan
[ shek.Vll ], respektivisht që kur krijuan shtetin (1844), kanë ndërrruar jo më pak se 10 kryeqytete, prej Prizerenit, Krushevcit, Smederevës, Nishit e deri te Beogradi, tipike kjo për popujt nomadë e joautoktonë.

Natyrisht historia është në anën shqiptare. Është pikërisht Kosova, Dardania antike, aty ku shqiptarët filluan betejën politike e ushtarake si Komb [ Lidhja Shqipetare e Prizrenit- 1878] për formimin e shtetit modern shqiptar. Por cilat janë motivet politike që elita serbe rikthen artikulimin vend e pa vend të mitit serb për Kosovën? Miti serb për Kosovën “ngerthen në vete edhe element religjiozë, që nënkupton se pas Golgotës vjen ringjallja, duke marrë kështu elemente të Dhjatës se Re, përkatsisht simbolin e vuajtjes [ kalvarit dhe ringalljes]”. [ A. Xhaferi: 2004].
Duke e paraqitur kombin serb në rolin e viktimës, ndërkaq të tjerët, shqiptarët dhe perendimorët [ NATO], si agresor, dhe në emër të mitit serb, elita serbe dikur edhe sot kërkon leje, respektivisht po pregadit alibinë për aneksimin e veriut. Dhe kështu sërish çet kokë kurthi i Tukididit, por kësaj radhe këtë gjakim të Sërbisë sikur po e ushqen edhe Brukseli, respektivisht shtetet që po tumirin ndarjen e Kosovës, qoft edhe nën platformën e akorduar mes Thaçit e Vuçiqit për ndryshimin e kufijëve!

Por, duke ia aneksuer veriun e Kosovës Serbisë, Brukseli do të duhej ta kishte të qartë se hyn në detyrime komplekse: Në atë të ruajtjes së paqes së pamundur në rajon! Qarqe të diplomatëve të shteteve tradicionalisht mike të Serbisë, që për objektiv duket se kanë restaurimin e Serbis së Madhe, pra realizimin e tezës së dytë të Millosheviqit me të cilën ai operonte në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, duke e trajtuar si partner të përbashkët neser edhe Bashkimin Europian. Por, sidoqoftë, ky veprim asesi nuk është dhe nuk mund të jetë garancë për paqe dhe siguri të qëndrueshme në Evropen Juglindore.

EPILOG

Karl Poperi, sociologu i njohur amerikan, duke egzaminuar shoqritë postkolonoale dhe nevojat e mëdha për kooperim, insiston me të drejtë se shoqëritë moderne duhet të jenë të hapura, jo vetem në kontekstin aktual, por edhe në relacion me ardhmërinë. Bazuar në politikën e vazhdueshme të krijimit të balancave mes fuqive të mëdha, pra në vetë realpolitikën, ndarja e Kosovës sot edhe mund të imponohet si akt vendimmarrës nga të fuqishmit, ngjajshëm si edhe iu imponua dhënia e 2500 ha tokë Maqedonisë Veriore dhe 8200 ha kullosa, burime strategjike uji e maja malesh, Malit të Zi [ 2018], por vendimi i imponuar mbi bazat e shpifura etnike për ndarjen e Kosovës pengojn qartas hapjen e perspektivës së paqes afatgjate dhe ardhmërisë prosperuese.

Janë një varg argumentesh të forta që flasin në të mirë të ruajtjes së tërsisë teritoriale të Kosovës dhe procesit të integrimit ndërshqiptar. Kosova aktuale, në këta kufij që ia kanë përcaktuar elitat politike-ushtarake sllave (serbe, malazeze, e maqedone fill pas Luftës së Dytë Botërore), nuk prezanton as përafërsisht hapsirën që kishte Vilajeti i Kosovës në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane. Pra, këta kufi që ka Kosova sot, ishin në dëm të realitetit demografik, historik, gjeografik, ekonomik para së gjithash të shqiptarëve. Prandai theksimi i ndryshimit të sërishëm të këtyre kufive në dëm të Kosovës, siç insistohet, është tërësisht i papranueshëm. Fundja, ky argument nuk është aplikuar tek asnjë njësi federale e ish Jugosllavisë, që tashmë janë të pavarura.

Kundër ndarjes së Kosoves flasin edhe argumentet e natyres gjeopolitike. Republika e Kosovës mëton të jetë pjesë e natyrshme dhe aktive e botës së lirë demokratike, si pjesë përbërse e kryevlerave të kësaj bote-siç janë NATO dhe BE-ja.

Argumentet që i potencon pala serbe për ndarjen e Kosovës janë tërësisht të paqëndrueshëme për epokën moderne, pikërisht për vlerat mbi të cilat është ngritur BE-ja. Ndërkaq Beogradi nuk parashtron dot argumene të qëndrueshme të natyrës gjeostrategjike, meqë kufijt aktual të Kosovës nuk pengojnë komunikimin e Serbisë me Malin e Zi dhe me këtë edhe Detin Adriatik, si dhe me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Detin Egje. Përkundrazi, cënimii kufive të Kosovës tutje, provokon luftë të re shqiptaro- serbe.
_______________

(Burgu i Lipjanit — mars 2019 / Prishtinë, shtator 2019)

Shënime e fusnota

1. ttps://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/sq/IP_16_1626

2. Bardhyl Mahmuti, burimi: lajmi.net/bardhyl-mahmuti-ti-themi-stop- hipokrizise-se-be-se- ndaj-kosoves/? fbclid=IwAR0FrNCCySgRiAAgamUt9xjDF3BhHuyu3cbwYIxv63D0e3QeZ8oEmNWOBPI

3. Theo Sommer, Cina FIRST — Die Welt auf dem Weg ins chinesische Jahrhundert’, Hamburg/München 2019, f.353

4. Graham Allison, “Destined For War”, Londër 2016

5. Th.Sommer, po aty, f. 355

6. http://cdn1.vol.at/2006/10/Serbien.pdf

7. https://abcnews.al/bolton-shba-nuk-do-te-nderhyje-ne-ceshtjen-e-territorit-mes-serbise-dhe-kosoves/

8. https://www.t-online.de/nachrichten/ausland/usa/id_82664902/trump-und-xi-us-praesident-will-mit-china-welt-probleme-loesen.html

9. Th. Sommer, po aty

10. https://www.zeit.de/zustimmung?url=https%3A%2F%2Fwww.zeit.de%2F2017%2F39%2Fchina-investitionen-einfluss-europa

11.Norman Rich, Diplomacia e fusqive të mëdha, Tiranë 2006, f.426

12. Po aty

13. Theo Sommer, po aty, f. 439

14. N.Rich, po aty, f 464

15. Arbën Xhaferi: Vepra 3

--

--

No responses yet