Përfundimi i takimit në Bruksel — dështim i diplomacisë së BE-së

[Koment]

Nga Dr Sadri Ramabaja

Në një konferencë për media pas takimit, shefi i dimplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka konfirmuar se ka dështuar të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne paraqitëm një propozim që presidenti Aleksandar Vuçiç e pranoi, ndërsa kryeministri Albin Kurti jo.”

Duket se jemi në epilogun e farsës së dialogut të filluar që në vitin 2011 dhe prologun e ristrukturimit të tij të plotë.
Presidenti serb përmes akteve shantazhuese që i paparaprinë takimit, sikur paralajmroi se targat mbesin shkas i tensionimit të situatës, ndërkaq arsyeja reale mbetet plani franko-gjerman që ai e saboton, duke provuar që në tavolinë të sjellë skenarin e ri serb — kërkesën për autonominë rajonale të serbëve të veriut.

Termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhia, i cili është nën kontrollin rus, u bombardua të dielën, duke shkaktuar dënime nga agjencia e energjisë bërthamore e OKB-së, e cila paralajmëroi se sulme të tilla mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore, raporton Reuters.
Qendrat e vendosjes në Perendim gjithashtu jo vetëm që dënuan këtë akt, por u shprehën të shqetësuara për pasojat e mundshme.
E vetëkuptueshme, askush nuk e zuri në gojë “përgjegjësinë e mundshme” të Ukrinës në këtë kuadër.
Natyrisht heshti edhe J Borrel-i. Dhe mirë bëri.

Sot derisa në Bruksel, sipas të gjitha gjasave, për shkak të sjelljeve të J.Borrelit, dështoi takimi mes kryeministrit tonë Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kryesuesit dhe ndërmjetësuesit e dialogut, që vazhdojnë të flasin e ndërmjetësojnë në emër të BE-së, tutje në vokabularin e tyre përdorin terminologji asimetrike. Madje, Joseph Borrel sot, pas takimit, pa ndjesinë e përgjegjësisë foli për propozimin e tij, që i jep të drejtë tutje Serbisë të vendosë për çështjet që cenojnë sovranitetin e Kosovës. Ai pohoi se propozimi i vënë në tavolinë, kërkonte nga Kosova që ta suspendojë menjëherë vendimin për moslejimin e përdorimit të tabelave KM, ndërskaq Serbisë i kërkohej që të mos lëshoj më tabela me akronimin KM! Sipas Borrel-it, tabelat që janë me këtë akronim të epokës së Milosheviqit dhe të tjerat si këto me akronim të qyteteve të Kosovës që lëshon Serbia, edhe mund të përdoren tutje, sikur Qeveria jonë të mos kishte marrë vendimin që nadlon përdorimin e tabelave ilegale!

Borreli paralajmroi madje se do t’i raportoj partnerëve, për gjoja përgjegjësin e palës kosovare, pa çarë kokën se kështu vihen në anën e agresorit dhe po bëet palë që cenon rënd paqen e sigurinë në Ballkanin Perendimor dhe jo vetëm!

Siçmirret vesh ndërkohë, është pikërisht Borreli dhe ndihmësi i tij, që paskan hequr dorë nga obligimi që të ndërmjetësojnë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy entiteteve politike: Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Madje ai paska hequr dorë edhe nga afatizimi i marrëveshjes, që ndërkohë ishte paralajmruar si mundësi reale para marsit të vitit 2023.

Insistimi nga dyshja e diplomacisë europiane për kohë shtesë, në emër të asaj se ka nevojë që të gjindet “zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e targave”, pa potencuar faktin se Republika e Kosovës, si çdo shtet sovran, gëzon të drejtën ligjore që në territorin e saj të ketë kontroll të plotë edhe mbi targat, si pjesë e sovranitetit shtetëror, flet më shumë për mungesën elementare të drejtësisë nga ana e ndërmjetësit dhe rrjedhimisht edhe për dështimin e Brukselit si palë ndërmjetësuese.

--

Get the Medium app

A button that says 'Download on the App Store', and if clicked it will lead you to the iOS App store
A button that says 'Get it on, Google Play', and if clicked it will lead you to the Google Play store