Piramidat e vetëmashtrimit
Çdo rrënim sjellë çrregullime intelektuale dhe morale.
Pesimizmin e intelegjencies dhe optimizmin e vullnetit.
Antonio Gramshi
Hyrje
Në dekadën e fundit të sek. 20-të (sktësisht 1989–1999), në Kosovë, Beogradi aplikoi apart‘heidin. Si sistem, apart‘hejdi po pushonte së funksionuari në Afrikën e Jugut, aty ku ishte aplikuar për herë të parë, dhe, si për ironi të fatit historik, ai po promovohej në këtë cep të Evropës Juglindore. E ardhmja e Kosovës, nëse e venerojmë me syzet e kohës, bazuar në realittin tragjik që po jetonte, ishte larg më e errët se perendimi i apart‘heijdit në Afrikën e Jugut, por edhe se tronditja që paralajmroi agsholi i rrënimit të miliona ekonomive familjare që do të sillte kriza financiare e vitit 2008. Në kulmin e kësaj krize, kur po pritej kolabimi i ekonomive të tëra në botë, qytetarëve ju ipej mesazhi i prerë: pavarësisht humbjeve të miliona shtëpive e kursimeve bankare, të cilave „të gjithë u detyrohemi… megjithatë, nuk guxojmë t‘i lëmë të kolabojnë, meqë mund të kolabojë gjithë sistemi.“
Prandj, pat ndërhyrje shtetërore dhe socializim të buxhetit. Fundi i krizës, shih për këtë, pati pasoja tragjike për miliona qytetarë të botës. Sidoqoftë, „as edhe një bankier i vetëm nuk vajti në burg dhe brenda pak viteve profiti dhe bonuset ishin më të larta se kurrë më parë.” [1]
Shteti fiktiv kundruall WELTGEIST-it të munguar të LDK-së
Tatpjeta që po merrte Kosova në fillim të dekadës së fundit të shek.20-të, për nga përmasat tragjike dhe pasojat, do të mbetet e parikuperueshme gjatë kohë. Ajo është dekada kur Kosovën do ta braktisin mbi 500.000 qytetarë, pjesa dërmuese të moshës së re, të fertilitetit, para së gjithash meshkuj.
Sidoqoftë, në këtë hemorragji që po pësonte Kosova, do ët kishte një anë pozitive: ata do ta forcojnë diasporën e re në Perendim, duke ia kaluar shpejt diasporës italiane, asaj spanjolle etj. Por, masa kritike e gjithë kësaj zezone do të arrihet vetëm gjatë luftës, kur kosovarët do t’i përcjellin botës imazhet e ekzodit biblik, deri në absurd të trishta trishta me njerëzit nga kampet e egzodit në Bllacë, në Stankovec, në Kukës e gjetkë. Ato pamje do të stivohen në memorien e qytetarit si një De ja wy e Holokaustit për të cilin mendohej se nuk do të përsëritej më kurrë.
Asnjë politikan i Kosovës, i atyre që kishin atbotë “pushtetin moral”, e të cilët edhe Kushtetuta e Kaçanikut i obligonte ta organizonin mbrojtjen, për këtë dështim me pasoja tejet tragjike, nuk dëgjuam kurrë të kërkojnë falje. Ndërkaq për ndonjë orëheqje në shenjë përgjegjësie a pendese as që bëhej fjalë!
Në vitet e ‘90-ta e ashtuquajtura “elitë kulturore e politike” e Kosovës (të mbledhur kryesisht rreth LDK-së), pati ngritur në këmbë të ashtuquajturin “Shtet fiktiv”. Ai bazohej para së gjithash në ngritjen e sistemit paralel në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, duke investuar çdo gjë përmes kalkulimeve politike në rikthimin e autonomisë së suspenduar më 1989.
Një përpjekje për ngritjen e institucionit më serioz të shtetit — Ministrin e Mbrojtjes, kishte përfunduar me turp që në hapat e parë të mëkëmbjes. (Nikë Gjeloshi:2005) Kjo nomenklaturë, që gjatë luftës (në verën e vitit 1998) kishte ngritur kryesisht në terrenin e Republikës së Shqipërisë Forcat e Armatosura të Kosovës (FARK), ndërkaq në Kosovë pothuajse ishte shpartalluar. Menjiherë pas dislokimit të KFOR-it dhe Administratës së OKB-së /UNMIK-ut (qershor 1999), do të dislokohet në Prishtinë në kuadër të tën e “Qeverisë Bukoshi”, duke mos përfillur marrëveshjen që ishte arritur në Rambue për Qeverinë e Përkohshme.
Qeveria Bukoshi që do të pozicionohet në njërën nga lagjet e Prishtinës së vjetër, për shumëçka të kujton qeverinë paralale të Esat Toptanit kundruall asaj të Ismail Qemailit, megjithëse krahasimi nuk është as për së afërmi real as për Qeverinë e Përkohshme, që kishte “nxjerrë nga manga” të riun kontraverz dhe me shumë të panjohura e tepër të paditur -Hashim Thaçi.
Për disa muaj, fill pas luftës, kishim dy “qeveri” paralele, derisa administrata e OKB-së do t’ju imponohet, duke i futur që të dyja nën obbrellën e IPVQ-së (Institucionet e Përkohëshme të Vetëqevrisjes), që de fakt i jipte fund qeverisjes koloniale të Serbisë në Kosovë. Por, krahas këtij akti historik, kjo administratë njëkohësisht i hapte siparin epokës postkoloniale. Beogradi përveç se do të tolerohet ta shndërrojë Kosovën gradualisht në një tip të një neokolonie, ai përmes politikave fiskale edhe do ët mbështetet drejtpërdrejt, madje jo vetëm gjatë dekadës kur Kosova do të jetë nën protektoratin e hapur ndërkombëtar, por edhe pas shpalljes së pavarësisë (2008)!
Po fillonte kështu epoka kur Kosova do të trajtohet nga shumë palë si një laborator politik eksperimental, që do të gdhijë në një mëngjes, disi “papritur” si një DEMOKRACI ILIBERALE, duke “ruajtur” statusin e shtett të brishtë e në dështim!
Sistemi politik i ngritur në vitet ‘90-ta mbi parimet gjoja të demokracisë liberale, e bënte LDK si forcë politike shenjuese. Ai do t’i ngjajë aq shumë sistemit piramidal fianciar, që ju plasi në dorë bankave në vitin 2008, të cilin, ata që e krijuan, do ta cilësojn madje edhe si “institucion i madhë, që me çdo çmim duhej të mbahej në jetë”! Këto dhe përvoja historike e pas Luftës së Dytë Botërore në Itali e Francë, para së gjithash, ishin arsyet kryesore përse zgjedhjet e para do të shtyheshin e zvariteshin, për aq kohë sa i duhej regjisorëve të inxhieringut politik për pregaditjen e terrenit dhe për kthimin e “Guru-së” nga Italia. Ndërkaq ato forca politike që gjatë luftës ishin mbledhur rreth UÇK-së (LPK, LKÇK, UNIKOMB-i, Partia Parlementare), e që kishin marrë pjesë në formimin e Qevrisë së Përkohëshme, që mëtoninn seriozisht të aplikonin parimet e demokracisë liberale me sa më shumë ngjyresa të demokracisë autentike, me qëllimin final për ngritjen e një sistemi të ri politik me postulate të demokracisë deliberative, po satanizoheshin e po mbaheshin gjithnjë e më larg institucioneve që po krijoheshin nën mbikqyrjen e rreptë të UNMIK-ut dhe shërbimeve të intelegjencies të palëve që kishin zbarkuar tashmë në Prishtinë nën petkun e diplomatëve, gazetarëve, OJQ-ve, por edhe misionarëve fetar të të gjitha ngjyrave. Në këtë garë, duket se intelegjenca franceze, me gjasë e mbështetur fuqishëm tek shërbimet e intelegjencies serbe, po shënonte sukses në pozicionimin e marionetave të veta në hierarkin e pushtetit që po ndërtohej.
Gjatë gjithë epokës së Luftës së ftohtë çështja e pazgjidhur e shqiptarëve në ish Jugosllavi, u hesht fare nga ana e Perendimit, nëse nuk mund të themi se pati një lloj antipatie në qarqe të fuqishme qeveritare… Kjo reflektohej, meqë kishte antipati të hapur para së gjithash ndaj qeverisë shqiptare “për shkak të përkatësisë së saj politike në Bllokun Lindor komunist”. Në të njejtën kohë ushqehej hapur një lloj simpatie ndaj Jugosllavisë fillimisht për shkak të përplasjes me Stalinin, por edhe për faktin se ajo me kalimin e kohës qe shndërruar në mbrojtëse të interesave perendimore në hapësirën e Evropës Juglindore dhe përgjithësisht në përballjen e Perendimit me Lindjen komuniste. “Rrjedhë e drejtpërdrejtë e kësaj (gjendjeje -SR), shprehet profesor Ksenofon Krisafi, ishte trajtimi i qeverisë shqiptare, si regjim që dhunonte të drejtat dhe liritë e njeriut, i cili avancohej si shkak për të cilin disa Fuqi perendimore e legjitimonin veten (dhe luftën e tyre -SR) për ta përmbysur” [2] atë. Në këtë kuadër të pozicionimeve gjeostrategjike, Perëndimi ishte i qartë në raportet mes ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë e shqiptarëve; ai mbronte interesat e veta. Por, me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe shkërmoçjen e ish Jugosllavisë, ishte e qartë, edhe në këtë rrafsh, po fillonte një epokë e re. Ndërhyrja e NATO-s në ndihmë për çlirimin e Kosovës e dëshmon më së mirë këtë ripozicionim.
Ndarja e Kosovës nga trungu i Shtetit Shqiptar (1912), ishte përjetuar nga i gjithë Kombi si një shok kolektiv i përmasave tragjike. Viti 1945 në fakt ishte një lloj deja vy e vitit 1912. Duket se mbetja e Kosovës tutje si koloni e Serbisë, ishte nusprodukt i vetë fillimit të Luftës së ftohtë. Shqipëria, falë luftës partizane, arriti ta ruaj pavarësinë dhe sovranitetin e saj, duke u pozicionuar atobtë në krah të palës progresive, siç cilësohej nga shumica e intelektualve të kohës ai veprim. Sidoqoftë, ajo, me kohë, do të rrëshqasë dhe do të rrezikojë të mbytet në ujërat e shovinizmit sllav, ndërkaq përplasjet me Perendimin, do ta shpjerë atë drejt izolimit të plotë në dekadat pasuese, duke e shndërruar në një eksperiment me përmasa tragjike për qytetarët. Është sinjifikativ fakti se, nga ana e Perendimit, duket për shkak të interesave gjeostrategjike jugosllave, nuk pati përpjekje për t’i garantuar Shqipërisë pozicionin neutral, siç kishte psh. për Finlandën dhe Austrin.
Vetëm zhvillimet intensive të “revolucionit paqësor” në mbarë Evropën Lindore dhe shembja e diktaturave atje, do ta sjellin implodimin e diktaturës shqiptare, e njëkohësisht, me atë akt, edhe kthesën e madhe të vitit 1991. Ky pozicionim i ri i Tiranës zyrtare, nuk do të jetë vendimtar për rishikimin e politikave të qendrave të vendimmarrjes në Perendim në raport me çështjen shqiptare në përmasat e duhura. Madje edhe kur filloi procesi i shthurjes së Jugosllavisë, Kosova trajtohej tutje si koloni e Serbisë, duke u mjaftuar vetëm me tërheqjen e vërejtjes për Beogradin që t’na trajtojë konform korpusit të të drejtave të njeriut. Ky qëndrim i butë i Perendimit, do ta trimëroj Beogradin për përshpejtimin e projekteve që do ta zhbënin qenien shqiptare gradualist. Pezullimi i autonomisë, që garantonte kushteturta e vitit 1974 (mars 1989) dhe, më pas, fillimi i aplikimit të apart’hejdit, ishte produkt i këtyre qëndrimeve jo të qarta të Pernedimit në raport me hartën e re politike të Evropës Juglindore.
Në Konferencën e Dejtonit, ku përcaktoheshin ripërkufizimet e republikave sllave, duke akomoduar serbët në Bosnjë me shtetin në shtet, do ta shpërfillë fatin e Kosovës tërësisht! Ky mosveprim i Perendimit dhe i SHBA-ve n’ veçanti, atëbotë sikur e trimëroi S. Milosheviqin për veprime të ashpra e më të përshpejtuara për dealbanizimin e Kosovës. Në një bisedë rasti, fill pas kësaj konference, një diplomat zviceran, më paralajmron për veprimet ogurzeza të pritshme nga Beogradi në Kosovë, që ndërlidheshin para së gjithash me shpërnguljen e të rinjëve në mënyrë masive.
Në këtë gjendje, kur po paralajmroheshin zezonat e reja në Kosovë, e ashtuquajtura elitë jona politike, po vazhdonte bisedimet në Gjenevë për rikthimin e autonomisë dhe i gëzohej marrëveshjes koti që qe ndërmjetësuar nga OJQ-ja Shën Egjidio për arsimin (1996), respektivisht kthimin e nxënësve e studentëve në objektet e tyre!
Nëse arrijmë ta shmangim luftën, më pat thënë në një takim rasti profesor Pajazit Nushi, me tërë sinqeritetin që e karakterizonte, e të kthejmë statusin e autonomisë, ky hap do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Iluzione të kësaj natyre (për mundësinë e kthimit të autonomisë), çuditërisht mbrunte në vete edhe Mahmut Bakalli, madje edhe në prag të fillimit të ndërhyrjes së NATO-s. Ai atëbotë ndodhej në Basel, ndërkaq unë do ta takoja disa herë edhe për respekt të raporteve që kishte ai me Ukshin Hotin dhe vlerësimet që ky i fundit i shprehte në një ese të tij, që e kisha fatin ta lexoja në dorëshkrim. Por, tashmë çdo gjë ishte tepër vonë, që plaga të mbyllej pa u shëruar si duhet, siç kishte ndodhë në vitin 1945.
Pas asaj që kishte ndohdur më 5,6 e 7 mars në Prekaz, çfardo investimi për ruajtjen e status quosë ose kthim para gjendjes së marsit 1989, ishte e destinuar të dështojë. UÇK-ja e vegjëlisë, titanët e rinj, gjithandej po i shpeshtonin veprimet guerile, që do ta trandin kontinentin dhe do ta detyrojnë klasën politike të mirret seriozisht me çështjen shqiptare. Liria po afrohej.
Liria do të duhej logjikisht të pasohej me bashkimin klasik të dy pjesëve të ndara të atdheut që në dhjetorin e trishtë të 1912-çs, në një shtet unik. Duket se aleatët e Serbisë nuk mund të shkonin aq larg në korrigjimin e historisë në raport me shqiptarët; shpresa se me kalimin e kohës do të arrinin ta shpërblenin Serbinë me veriun e Kosovës, do ta përcaktojë edhe ndarjen e Kosovës në katër zona ushtarake, ku do ët dislokohej KOR-i fill pas marshimit në qershorin e 1999-ës. Mbajtja e Konferencës në Rambuje e më pas në Paris dhe pozicionimi i KFOR-it francez në veri, nuk ka shpjegim tjetër.
Hegeli kishte rishikuar traditën kristiane-biblike në kontinentin sekular, duke pohuar se “WELTGEIST-i” është motivi i lëvizjes së historisë në drejtimin e kahjes pozitive në të cilin “Shpirti i kulturave veç e veç pëson përplasje dhe në këtë luftë, jo vetëm që ato (kulturat veç e veç) pasurohen, por edhe ndryshojnë dhe në fund, ngriten. Në përmbyllje të këtij procesi të gjatë dialektik qëndron VETËREALIZIMI I WELTGEIST-it në një apoteozë të historisë, që për filozofët, si fenomen, trajtohet pothuajse i njejtë me idealet e PROTESTANTIZMIT GJERMANOPERENDIMOR. [3]
Ideologu i Republikës dhe UÇK-së, Ukshin Hoti, kishte marrë në konsideratë traditën e mendimit politik progresiv të Rilindjes sonë dhe kishte bërë përpjekje ta mbarështrojë atë në mendimin e ri që ndërkohë po kultivonte nacionalizmi progresiv shqiptar, duke e shndërruar atë në IDEAL të Lirisë, që në vitet 1993–1999 do të marrë trajtën e UÇK-së së vegjëlisë. Kur Ukshin Hoti promovonte nevojën imediate për kultivimin e demokracisë autentike si shkollë filozofike, që do të shërbente jo vetëm si VEPRIM strategjik në luftën tonë për liri, por edhe si uverturë e ushtrimit të demokracisë në funksion të funksionalizimit të Republikës fill pas çlirimit, si fazë kalimtare drejt bashkimit të Kombit, në Kosovë, LDK-ja, ideologët dhe lideri i saj, po inauguronin filozofinë e VETËMASHTRIMIT përmes imitimit të demokracisë. Ngritja e kësaj “piramide të vetëmashtrimit” [4] , siç do ta cilësojë atë sistem Arbën Xhaferi, do të jetë në funksion të kauzës për rikthiminn e statusit të autonomisë (1974), rrjedhimisht në dëm të zgjerimit të radhëve të LPK-së dhe LKÇK-së. Pas luftës, në dekadën e parë të lirisë, LDK-ja përmes tolerimit të kursit neokolonial të qeverive, ku herë ajo e kryesonte e herë ishte pjesë e tyre, bëri që demokracia gradualisht t’i lëshojë terren kursit autoritar, respektivisht fashizmit modern. Studjuesit e guximshëm të këtij fenomeni, politologët e mirëfilltë, nuk do ta kenë të vështirë të konstatojnë, se demokracia është vrarë në Kosovë që në procesin e lindjes. Pjesëmarrës në këtë vrasje të demokracisë në lindje, prandaj janë tok, PDK dhe LDK.
PDK përmes shfrytëzimit të strukturës së SHIK-ut për qëllime të pastra politike, respektivisht shkrirjes e bashkëveprimit në simbiozë me këtë strukturë, ata do të imponohen në jetën politike si të pakalueshëm, respektivisht si faktor stabiliteti. Periudha nga qershori 1999 e deri në shkurt 2008 PDK/SHIK do të shërbejë për mbjlljen e frikës dhe për vetimponim kudo, duke kapur të gjitha institucionet e shtetit që në lindje. Më pas , ata, duke shfrytëzuar si patericë herë LDK e herë AAK, do të tallen me demokracinë.
PDK-ja dhe “dredhia e arsyes”
Imitimi i demokracisë nga ana e LDK-së për gadi një dekadë radhas (para lufte) dhe tallja me demokracinë për dy dekada nga ana e PDK/SHIK-u (pas lufte), nuk kishte si të mos prodhojë autoritarizmin ekstrem me elemente fashiste, kaosin politik e shoqëror dhe krizën morale e politike, që do ta rrezikojë seriozisht sovranitetin e vendit — vetë ekzstencën e Republikës. Këtu, tek këto fenomene, duhet kërkuar arsyet përse një pjesë e mirë e qytetarëve, duke e konstatuar gjendjen faktike si të pazgjidhshme, ose marrin rrugën e arratisë, mërgimit ose pajtohen me frymën klienteliste - vazhdojnë t’i votojnë po ato forca politike që sollën Republikën në këtë gjendje, duke ricikluar në pushtet këtë klasë olhokratësh. Në këtë kuadër, edhe përpjekjet e simotrave politike të Perndimit në raport me LDK-në e PDK, për t’i integruar brenda familjeve përkatëse politike e për t’i reformuar, do t’i ngjajnë përpjekjeve të Sizifit, meqë do të shkojë plotësisht dëm.
CDU-ja do të tregohet më këmbëngulëse në raport me LDK, duke e ndihmuar në rrugën e saj për mbijetesë fill pas luftës, ndërkaq në vitet e fundit edhe në proceset e reformimit e profilizimit. Në anën tjetër socialdemokratët suedez fillimisht, e pastaj edhe laburistët anglez më vonë, do t’i bëjnë të njejtat përpjekje në raport me PDK. Këto përpjekje, siç dihet, kanë pësuar fiasko të plotë. PDK-ja, një ditë të bukur me diell, ishte gdhirë e deklaruar si forcë politike e djathtë, duke braktisur idenë për aderim në Internacionalen Socialiste. Ajo, respektivisht drejtuesit e saj, kishin ndërruar kurs politik dhe po pretendonin të profilonin partinë-korporatë, jo vetëm si forcë e djathtë, por duke u pozicionuar zëshëm në ekstremin e së djathtës autoritariste, aty ku de fakto janë sot forcat fashiste moderne.
Nuk është e rastit që këto forca i pengon edhe sistemi politik i etabluar me dekada në Perendim — demokracia liberale, meqë ata tashmë janë duke vepruar në terren për përmbysje të rendit kushtetues kudo ku janë në pushtet (Poloni, Hungari, Turqi,…), duke marshuar drejt kalimit të rendit kushtetues juridik të bazuar në parimet e demokracisë liberale, tek ai i demokracisë ILIBERALE.
Imitimi i demokracisë për kohë të gjatë nga ana e LDK-së dhe tallja me demokracinë, po ashtu për kohë të gjatë nga ana e PDK-së, nuk kishte si mos të prodhonte efektet që prodhoi: kapjen e shtetit dhe krizën politike që po e shndërron atë në demokraci iliberale. Këtë lloj paradoksi, Hegeli do ta quante “dredhi e arsyes”.
Shumë nga studjuesit e këtyre fenomeneve politike, para së gjithash të krizës politike dhe të faktorëve që po e cenojnë demokracinë liberale si sitem juridiko — politik në përmasa të pariparueshme, gjykojnë se këto fenomene gjejnë shpjegim përmes faktorëve ekonomik dhe kulturor. Frika që për bazë ka krizën ekonomike apo faktorët kulturor, duket se mund të trajtohet si sfida e karakterit “monokulturor”.[5] Shih për ktë, ato nuk janë marrë edhe shumë seriozisht.
Imitimi i demokracisë për kohë të gjatë nga ana e LDK-së, gjithësesi kishte pregaditur “shtratin moral”, që do t’ i hap udhë fenomenit pasues — atij të talljes me demokracinë, por edhe me shtetin. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në mars të vitit 1998, vetëm tri javë pas tragjedisë në Prkaz, që trandi një komb të tërë, por edhe ndërgjegjen e fjetur të Evropës, paraqet kulmin e karikimit dhe imitimit banal të demokracisë si sistem politik.
Për fat të keq, ende nuk është trajtuar si duhet ky akt turpi që konsumoi LDK-ja as nga studjuesit tanë, së paku në rrafshin etiko-moral, por as edhe nga teoricientët tanë të fushës së mendimit politik, për pasojat që do të ketë ai akt në rrjedhën e mendimit dhe jetës politike.
Mos të harrojmë përmasat e groteskut ku e zhyti LDK-ja Kosovën atë ditë turpi: derisa në Prishtinë, Pejë, Gjilan… mbaheshin zgjedhjet për rilegjitimimin e liderit të Republikës fiktive, në Drenicë, Shalë, Llapashticë, Gllogjan e zona tjera ku kishim forca tona guerile, po zhvilloheshin beteja të rrepta për mbijetesën e UÇK-së.
Dekada e fundit e shek. 20-të, lehtësisht mund të krahasohet me agsholin e ngritjes dhe natën e gjatë osmane që mbuloi truallin e Evropës Juglindore, që nga fillimi i humbjes që pësoi fisnikria evropiane në Betejën e Fushës së Mëllenjave (1839), që do të shenojë edhe katandisjen e moralit në përmasa tragjike. Do të duhej me këtë rast një penë e mendje e fuqishme si ajo e Ismail Kadaresë apo ajo e Ukshin Hotit, që ta shkruajnë vazhdimin e asaj sage të zisë për Kosovën, apo ndonjë doktrinë të re politike për daljen nga ai pellg turpi, ku e zhyti Kosovën ai grusht politikanësh të papërgjejshëm në marsin e 1998-ës.
Historia do të ripërsëritet në Fushën e Mëllenjave edhe në dekadën e fundit të shek. 20-të, duke na rikthyer për ca qaste në shek. 14-të, tek 28 qershori i vitit 1389. Në Prishtinën e marsit të 1989-ës do të përballen mijëra foca policore e ushtarake me protestuesit shqiptarë, që po demonstronin për mbrojtjen e asaj autonomie që kishin sipas kushtetutës jugosllave të vitit 1974. Revolucioni po bënte prapakthehu në raport me vitin 1981. Përballë ata kishin mijëra forca policore e ushtarake të Serbisë.
Në betejën e 28 qershorit 1389 krah koalicionit ballkanik ishin pozicionuar edhe princërit shqiptarë si: Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastriotii, Dhimitër Jonima, Andrea Gropa etj. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 25.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas do të shquhet luftëtari shqiptarë Milosh Nikolla — Kopili, nga Drenica, që në fund të betejës do t’ ia arrijë, fal dinakrisë, ta vriste Sulltan Muratin I. Pas betejës, princërit shqiptarë, një pjesë e mirë e tyre, me shpurat e tyre do të shtrëngohen të marrin arratinë drejt qyteteve kështjella të “Zojës së madhe”, përtej detit e përtej shtatë maleve. Në Arbëri gitandej, edhe në Dardani po fillonte nata e gjatë osmane.
Në marsin e 1989-ës, kur Serbia, pasi kishte garantuar heshtjen e “Zojës së madhe”, kishte suspenduar autonominë e Kosovës, kishte vrarë e burgosur me qindra të rinjë idealistë e ajkën e kriptoelitës; kishte izoluar madje edhe ata intelektual që deri atëbotë ishin disi lojal ndaj sistemit dhe ia kishte dalë ta promovojë apart’hejdin serb në Kosovë. Kjo përmbysje e përmasave tragjike, do të shenoj edhe fillimin e hemorragjisë nga më të mëdhatë që do të pësojë Kosova gjatë gjithë shek. 20-të.
Imituesit e demokracisë dhe cinikët plangprishës do ta reprizojnë atë hemorragji për këto dy dekada lirie, e sidomos nga dhjetori i vitit 2014 e tutje. Ata, fjalën “demokraci”, për ironi të historisë, për tri dekada të pushtetit moral e faktik, do t’ ia arrijnë ta rikthejnë habitatin politik të Dardanisë antike prapa në histori, saktësisht në shek. 13-të, duke i dhënë këtij nocioni konotacion tejet pezhorativ. Nocionet “demokraci” dhe “barazi sociale” do t’i lidhin me politikat e turmës dhe “vegjëlisë”. Ndërkaq cinikët dhe plangprishësit, ata që demokracinë do ta shikojnë me syzet e “skeptikëve të fundit “ të shek. 19-të, në jetën e përditshme madje edhe do t’ i imitojnë, duke i konvertuar ca prej komandantëve të UÇK-së, që vinin kryesisht nga vegjëlia , në tiranë e olhokratë modern! [6]
Imituesit e demokracisë, këta pinjollë real të eminencës së komunistëve projugosllav, jo rrallë, krejt pavetëdijshëm, do të përvetësojnë doktrinën papnore të shek.13 e 14. Ata duke e ngritur liderin e tyre — Ibrahim Rugovën në mit, nuk do të kursehen duke e cilësuar atë dje edhe si “zëvendësues” të Krishtit, ndërkaq sot si “atin e Republikës”!
Nikolla Makiaveli (1469–1527) shpesh është cilësuar si teoricieni i parë i politikës shtetërore moderne. Në dy kryeveprat e tij — PRINCI dhe DEBATET, ai do të hedhë dritë mbi balancin e duhur “mes pushtetit të shtetit dhe pushtetit të qytetarit”. Siç vëren David Held, Makiaveli ia kishte arritur të argumentojë se “studimi i historisë klasike zbulon të tri format kryesore të qeverisjes — atë të monarkisë, aristokracisë dhe demokracisë — në mënyrë të pashmangshme janë të paqëndrueshme dhe priren të shkaktojnë një periudhë të degjenerimitdhe korruptimit.” [7] Imituesit e demokracisë ndër ne, në realitet ishin pasuesit e natyrshëm të mendësisë monarkiste, ndërkaq cinikët plangprishës që vinin nga “vegjëlia” fillimisht do të mëtojnë të ndërtojnë një tip të demokracisë sociale, por shpejt do të ngrenë kokë tek kjo shtresë e dominuar nga mendësia e “gjeneralëve të luftës” prirjet për degjenerim në banda krimi dhe në pushtetarë të korruptuar e autoritar.
Prirjet e “monarkistëve” tanë të afishuar si demokrat liberal e institucionalist “par ekselancë”, shpejt do të dëshmohen se mbesin në “truallin tradicional” të monarkisë, që rrëshet shpejt në tirani, ndërkaq ato (prirjet) e cinikëve plangprishës, e shpjejnë shoqërinë pashmangshëm drejt monarkisë. Dhe, në këto rrethana, ndër ne, luftëtrët e lirisë, ca prej tyre do të shndërrohen në anarkistë, të tjerë do të mbyllin sy e gojë, ndërkaq ata më legjendarët do të bëjnë gjumin e ariut, duke ndjerë poshtrimin e bashkëluftëtarëve të tyre ndër varre, në realitetin kosovar do të paraqitet kjo gjendje: …ku nuk u tregua kurrfarë respekti , qoftë për individin, qoftë për zyrtarin, dhe meqë gjendja ishte e tillë, ku secili bëri çfarë dëshironte të bënte, u bënë shkelje të të gjitha llojeve në mënyrë konstante. Rezultati ishte i pashmangshëm. Qoftë me sugjerimin e disa njerëzve të mirë, qoftë për shkak se kjo anomali duhej të mirrte fund disi, u rikthye edhe një herë principati. Dhe prej këtu, fazë pas faze, pati një kthim në monarki, përmes tranzicioneve… Atëherë, ky është cikli përmes të cilit të gjithë shtetet kalojnë, qoftë nëse ata qeverisin vetëveten, qoftë nëse jeni të qeverisur. [8] Në këtë përfundim do të vijë Makiaveli, meqë do të konstatonte tek rasti i Athinës, respektivisht demokracisë athinase, degjenerimin dhe “arrogancën e klasës së lartë”, si faktor vendimtar i degjenerimit gjithëpërfshirës, meqë ai, “shumicën e njerëzve” i konsideronte si egoistë, dembel, dyshues dhe të paaftë për të bërë ndonjë gjë të mirë përderisa të detyrohen nga nevoja.[9] Jeta politike ambivalente e Firencës së tij shpejt do t’ i imponojë bindjen se, “aplikimi i forcës është pjesë përbërëse e ruajtjes së lirisë” dhe kjo e shtyn t’ i vë qëllimet e Shtetit mbi ato të komunitetit. Makiaveli, siç pohn David Hell, “në mënyrë të padiskutueshme preferonte lirinë ndaj tiranisë, por ai mendoi që kjo e fundit shpesh mund të jetë e domosdoshme për ta mbajtur të parën.”[10]
Pasuesit e tij që i imponohen si ideolog në mesin e imituesve dhe cinikëve plangprishës të demokracisë sonë të brishtë, besojnë se demokracia dhe liria nuk mund të jenë bashkëudhëtare të Shtetit në rrethanat politike egzistuese të Evropës. Prandaj edhe këta ideologë, si Makiaveli, shprehen qartë se si shoqëria jonë paska nevojë për shtetarë despot, që do të imponojë vizionin e tij për Shtetin. Duket se ideologët dhe liderët e “kuaziliberalëve dhe fashistëve modern ndër ne, bien kështu në kurthin e Makiavelit, meqë nuk kishin përvetësuar kurrë, “moralin” qenësor të demokracisë republikane, që potencon faktin se “ qytetarët kurrë nuk duhet t’ua kenë besën ‘prindërve’”. (Skinner: 1992, f.69)
Si imituesit e demokracisë, që vetëm në dukje janë liberal, edhe cinikët e plangprishësit, nuk lanë mjet pa përdorë për ta minuar demokracinë. Në fillet e pushtetit të tyre, pushtetit moral e atij faktik, ata me kohë fshinin dallimet mes së vërtetës dhe gënjeshtrës. Rruga e dytë për ta diskredituar dhe minuar demokracinë ishte po ashtu identike për që të dy palët: krijimi i imazhit të armikut të brendshëm dhe likuidimi, respektivisht insistimi për t’i likuiduar oponentët jo vetëm në rrafshin politik. Që të dy këto kampe, po i veneruam sjelljet e tyre ndaj intelektualëve të mirëfilltë dhe me dinjitet, do të vërejmë fare qartë, ata kanë urreëjtje e smirë të pa imagjinueshme.
Rruga e tretë që ndoqën si blloku i parë edhe ai i dyti, ishte ajo që rezultoi me dobësimin e institucioneve të Republikës, jo rrallë duke i bërë pothuajse të paqena. Si njëra palë, edhe tjetra, do ta vrasin që në lindje kulturën politike “që respekton shpirtin e lirisë”, do të thoshte John Stuart Mill-i.
Demokracia si mision universal mbi të mirën e përgjithshme është reflektim i vetëdijes kulturore (kombëtare, ideologjike, politike…) përherë të zgjuar dhe aktive. Shih për këtë, sipas J.S. Mill-it, vetëm duke qenë Liria dhe Demokracia në ndërveprim të plotë, krijojnë mundësinë e përsosjes njerëzore. Por, duke e shndërruar Republikën në peng, si imituesit e demokracisë edhe cinikët plangprishës, do t’jua heqin qytetarëve bazën që ua mundëson t’i realizonë liritë e tyre në raport me të tjerët, do të mund të konkludojmë nëse marrim në konsideratë persiatjet e Hegelit mbi Shtetin.
Në diskursin teorik politik, aty ku demokracitë liberale kanë krijuar traditë të mirë, e djathta nuk na rezulton të jetë “e vetmja traditë politike me pretendime për të trashëguar fjalorin e lirisë”. [10]
Që prej fundit të viteve ‘60-ta të shek. 20, e tutje, e Majta e re ka paraqitur disa pretendime serioze për hisen e saj në këtë leksik. Në këtë rrafsh mendimi, ndërkohë, në leksikun politik të të majëts, ka hyrë togëfjalëshi “nacionalizëmi progresiv”, që është në përputhje të plotë me traditën politike ndër ne, madje nga epoka e Rilindjes Kombëtare e deri tek kjo e Lëvizjes Vetëvendosje.
Fundi i imituesve dhe cinikëve plangprishës në raport me demokracinë në Kosovë, ka diçka të përbashkët me jetën e qenit në Fundin e historisë së Fokuyama-s. Në një fragment të librit të tij, ai nënvizon: “Një qen është i kënaqur të flejë tërë ditën në diell, nëse ai ushqehet, sepse ai nuk është i pakënaqur me atë çfarë është. Ai nuk është i shqetësuar që qentë tjerë janë duke jetuar më mirë se ai, ose që karriera e tij si qen ka stagnuar, ose që qentë janë duke u shtypur në një pjesë të largët të botës.” [11] Por, si Fukuyama, edhe fashistët tanë modern, të fshehur nën petkun e demokracisë liberale, ndërkaq së fundmi edhe si neoliberal, nuk arrijnë dot ta kuptojnë e gjykojnë njerin prej rreziqeve kryesore të lirisë dhe demokracisë, në ditët tona: atë që sjell PABARAZIA ekstreme , e cila, siç pohon Dahl, përbën “shkelje të lirisë politike dhe politikës demokratike”. (Dahl: 1985, f.60)
“Marsiliusët e mallkuar” ante portas
Tok, në këto dy dekada të lirisë, ideologët dhe bartësit real të pushtetit, do të jenë sërish mëtuesit e një rendi të ri politik, duke i cilësuar bartësit e ndryshimit që po vjen, si “armiq të shtetit”, gjegjësisht pasues të “Marsiliusit të mallkuar”, ose si marksistët e shek.19-të [Gewirth:1980] a antiamerikan të shek.21! Si të tillë, cilido nga bartësit e mendimit politik progresiv, do të shtrëngohen ose të largohen e vendosen në Nurenberg, si Marsiliusi i Padovës që qe cilësuar heretik nga Papa Gjoni i 22, ose do të hidhen prapa grilave, siç po ndohë gjithandej ku fashistët modern janë katapultuar në krye të pushtetit. Nuk është e rastësishme që në artikulimet e tyre politike, liderët e ideologët e këtij kampi politik tashmë të unifikuar (LDK/PDK), kanë të përbashkët pikërisht qëndrimin e sjelljet prej antidemokratëve dhe pa u skuqur, marrin krahun e fashistëve modern, duke i shpallur aleatë të tyre. Nuk është e rastit që të gjitha vendimet e tyre që kanë të bëjnë me interesat jetike të qytetarëve, ato venerohet qartë, janë në përputhje me konceptet antidemokratike të përqafuara tashmë nga liderët e shoqërive iliberale.
Kjo klasë olhokratësh, shih për këtë, bie ndesh edhe me konceptin fillestar të demokracisë që kishte gjetur mishërim qysh tek mendimi politik i Aristotelit , që e shihte atë — demokracinë, po edhe qytetarin aktiv, si një pjesëtar që “merrë pjesë aktive në komunitetin qytetar”, me idenë që të marrë pjesë në qeveri apo në funksione deliberative apo gjygjësore të shtetit. [12]
Për aq kohë sa këtë realitet të mos e pranojmë si fakt, sado i dhimbshëm që është, duke mos u orgnizuar për kundërvënie të mirëfilltë, për aq kohë, si masë, do të vazhdojmë t’i mbajmë ison atyre që tallen me demokracinë dhe me Republikën. Shih për këtë, bartësit e pushtetit, tok, cinikët dhe plangprishësit e demokracisë, do të rrëshqasin pashmangshëm në terrenin e fashizmit.
Në librin e tij “Rënia e skëterrshme”, që për objekt studimi ka periudhën mes dy luftrave botërore, historiani britanik Ian Kershaw potencon katër faktorët që ndikuan në rrënimin e demokracisë evropiane:
- Ekspansioni i gjerë i racizmit etnik dhe nacionalizmit;
- Tendencat dhe kërkeat për korrigjim të kufijve;
- Konflikti akut mes klasave
- Kriza e gjatë e kapitalizmit.
Duke rishikuar disa prej këtyre shkaqeve që sollln Luftën e Dytë Botërore, por edhe dy dekadat e para të shek. 21 që sollën në skenë fashizmin modern, duket se Filip Blum (Philipp Blom) ka vu re reflektimin e asaj të kaluare tonë të dhimbshme tek e tashmja jonë. Në esenë e tij me titull sinjifikativ “Rikthimi i historisë” ai pohon se “nuk ka nevojë të kërkojmë gjatë që të konstatojmë se, në atë të kaluar tonën, mund të shohim të tashmen tonë”.[13]
Në kohën kur bota po marshonte drejt lirisë në mënyrë progresive, “duke i liruar njerëzit nga barra e iluzioneve teologjike dhe metafizike”, siç do të shprehej Max Weber (Maks Veber), LDK-ja qe shndërruar në pengesë reale të “thyerjes” së mendësisë mesjetare, metafizike, dhe po insistonte, jashtë çfardo gjykimi racional, të rikthente autonominë përmes rrugëve të kompromisit, dhe “kutive të votimit”! Kjo duhet të ketë qenë arsyeja reale pse organizonte “zgjedhjet parlamentare” në mars të vitit 1998, por edhe pse insistonte ta ringjallë mitin e Rugovës përmes një kuazi legjitimimi demokratik! (Pas vdekjes së Rugovës LDK do t’ i kthehet mitit të tij në prag të të gjitha zgjedhjeve).
Ideologët e LDK-së, ata që janë ralisht, por edhe ata që fshihen prapa aureoles së Akademisë, as sot nuk po arrijnë ta kuptojnë lesionin bazik të Maks Veberit, se në botën moderne, “njeërzit nuk mund të pajtohen me autoritetin e pretenduar nga pushtetet që egzistojnë thjeshtë mbi bazat e shprehisë dhe traditës, sikur qe e zakonshme më parë, apo të karizmës dhe tërheqjes personale të udhëheqësve.” [14]
Atë që nuk e kuptonin dot ideologët e LDK-së, kishte filluar ta përvetësonte ajo shtresë e hollë e rinisë sonë që ishte edukuar në universitetet prestigjioze gjithandej në Perendim. Prandaj, ata kishin përvetësuar idenë e Maks Veberit dhe konceptin e tij mbi shtetin, duke vendosur theksin mbi tri elemente të veçanta që i japin atij kuptimin real: popullsinë, territorin dhe dhunën.
Nëse e trajtojmë Demokracinë bazuar në përfundimet e kritikëve të saj, atëherë si shoqëri dhe si komb, ne do ta varrosnim të ardhmen tonë. Reflektimi ndaj të kaluarës, veprimi permanent në dobi të realizimit të idealeve të Lirisë dhe Demokracisë, do të ishte kontributi ynë personal në dobi të Shtetit, që inkorporon në QENËSINË e tij ato tok, si vlera politike. Stoikët na mësojnë se Njeriu me qëllime e qëndrime të drejta, mund të triumfojë edhe në rrethanat tejet të vështira. Askush, potencohet në një prej tezave të tyre qenësore, nuk mund ta mposhtë SHPIRTIN E NJERIUT. Një filozof i mirëfilltë, kështu ishte përfundimi logjik i stoikëve, mund të jetë vetë me fat, nëse ndodhet në bankën e torturës.
Populli jonë gjatë gjithë historisë është përballur me ndeshtrasha, por nuk është gjunjëzuar. Përkundrazi, ka çarë tutje edhe në rrethana tejet të pafavorshme, në shtigjet e lirisë me dinjitet. Në këto përballje, që nuk ia ka kursyer historia, sidoqoftë, ai, ka ruajtur kulturën e tij, krenarinë që e karakterizon për personin e tij, individualitetin e tij të theksuar, por edhe kujtsën për historinë kolektive; rrjedhimisht ia ka dalë ta ruaj të pacenueshëm edhe dinjitetin. Prandaj, edhe në rrethanat që po jetonte në vitet e apart’hejdit (1989–1999), në betejën e tij vendimtare për ta ruajtur Dheun e vet, pa lënduar tej mase dhe pariparueshëm dinjitetin, ai po nxirrte nga gjiri i tij heronjtë e kësaj epoke, që kishte arritur t’i kultivojë kudo, gjithandej në gjeogrfinë e Atdheut.
Olhokratët tanë kaherë janë pozicionuar me kritikët e demokracisë liberale, duke i hapur rrugë promovimit të demokracisë iliberale. Një qasje e tillë është një produkt i naivitetit dhe cinizmit tok. Prandaj imituesit e demokracisë në vitet e ‘90-ta, nga bota e civilizuar u panë më shumë si naiv, ndërkaq ata që talleshin dhe tallen me demokracinë dhe shtetin gjatë këtyre dy dekadave të lirisë, shihen ashtu si janë: si cinik e plangprishës. Por, diskursi teorik në raport me këto fenomene, ndër ne, pothuajse ka munguar. Ne do të duhej të kishim libra të tërë e një varg debatesh (megjithëse tashti debatet nuk mungojnë), nëse do të donim t’ia shkurtonim jetën në pushtet imituesve dhe cinikëve plangprishës. Tek atëherë do të krijoheshin parakushtet që ta gëzojmë Republikën.
Imituesit e demokracisë i ishin imponuar shoqërisë sonë; në masë të ndjeshme ata i përkisnin të ashtuquajturës eminencë jugosllave. Kjo eminencë politike kishte aplikuar një strategji tjetër nga ajo që do të përputhej me e demokracisë reale, madje edhe aparatin e tërë të shtetit që jo vetëm ta përcjellë mesazhin e saj tek mbështetësit e saj, por edhe t’i shndërrojë ata në klientelë.
Në rrafshin ideologjik “elita kulturore” e katapultuar në krye të LDK-së, mëtonte të prezantohej si elitë nacionaliste, por e matur; prandaj edhe ishte bërë e pranueshme për masa të tëra. De fakto ata ishin thjeshtë kriptokomunistë të eminencës jugosllave. Të konvertuar në demokratë, për dallim nga nacionalistët progresiv, ata ishin të pranueshëm edhe për kozmopolitët perendimor, madje ata ia kishin dalë të shndërrohen në MARKË për tregun politik. Ndërkaq duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në “politikan trend”, ata do t’ia dalin që ta mbajnë në këmbë për gjatë kohë imazhin e LDK-së si forcë politike përfaqësuese e interesit politik të shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish Jugosllavi. Prandaj ata do të krijojnë realisht degët e tyre në Maqedoni (Partia e Prosperitetit Demokratik), në Preshevë, Bujanoc e Medokë (Partia për Veprim Demokratik) dhe në Mal të Zi (Lidhja Demokratike), duke e shndërruar LDK në Kosovë në një “Kështjellë” tipike, ndërkaq ëndrra e popullit për Republikë ishte trupëzuar tek “Guru-ja” e tyre — Ibrahim Rugova, që gradualisht po shndërrohej në “mbret pa mbretëri”!
Në një pjesë të librit “Pianisti” ku sjell kujtimet e tij artisti i famshëm polak me origjinë hebreje, Wladyslaw SZPLILMAN, ku ai sjell qastet e para të pushtimit të Varshavës nga gjermanët, janë tabllot rrënqethëse të dehumanizmit të njeriut si qenie racionale. Kur i lexoja, në kujtesë më parakalonin rrëfimet e të afërmëve të mi, që jetonin në Prishtinë, tek ishin detyruar të mirrnin trenin për Stankovec në ato ditë të para të pranverës së 1999-ës, saktësisht më 25 prill. Atë ditë, katër policë ishin futur në oborret e shtëpive (në Kodrën e trimave), duke i urdhëruar që për pesë minuta t’ i lëshonin shtëpitë. Kështu kishin vepruar edhe në Lgmit, në Kodrën e diellit, Ulpianën…Pas pesë minutave, pa e lëshuar banori i fundit shtëpinë në Lugmir, policët ia kishin vënë flakën shtëpisë së parë të lagjes.
Albanit, kusheririt tim, më rrëfente ai fill pas luftës, i ishte dukur se ai ishte banori i fundit që po e lëshonte lagjen. Sa i ngjashëm ishte ai rrëfim i Albanit me rrëfimin e SZPLILMAN-it. “Askush nuk përpiqej t’ i ndalte njerëzit të arratiseshin. Altoparlantët e varur te llampat për ndriçimin e rrugës heshtën. Asnjë njeri nuk po pastronte rrugën nga pisllëku. Nga pisllëku? Nga paniku? Apo mos vallë nga turpi që nga këto rrugë merrnin arratinë në vend që të luftonin edhe për to? Askush nuk do t’ ia kthente qytetit dinjitetin e humbur. Kjo ishte tablo disfate.” [15]
Ikja nga Kosova i gjithë atij lumi njeërzish, pa bërë përpjekje t’ i ndalë askush…Zbrazja e plotë e qyteteve e fshatrave, duke marrë rrugën e ikës, pa rezistencë minimale, me “stabilishment politik” të viteve ‘90-ta nëpër këmbë e të maskuar si gra, vallë, tek i kujtojnë ato skena, a i vret ndonjëherë ndërgjegja për ato tabllo turpi e disfate të Prishtinës së prillit 1999?
Imituesit dhe cinikët, respektivisht ata që për 20 vite rresht u tallën me demokracinë, tashmë janë tok. Ata janë rreshtuar në një front të përbashkët kundër lëvizjes progresive që ndërkohë është e mbledhur rreth Lëvizjes Vetëvendosje! dhe liderit të saj Albin Kurti. Rezistenca është masive. Por edhe kundërveprimi ishte i përqëndruar, jo vetëm institucional. Ky përqëndrim energjish negative bëri që më 25 mars 2020 të bie Qeveria Kurti. Ky akt më rikujton atë të rrëzimit të qeverisë së Hasan Prishtinës në vitin 1921.
Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 ishte zgjodhur nga Kuvendi Popullor Shqiptar Kryeministër dhe Ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen, meqë vë re se grupi i deputetëve dhe mbështetësve të Ahmet Zogut ishin në gjendje që për rrëzimin e qeveirisë ta shpienin vendin edhe në luftë civile. Për t’shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve,Hasan Prishtina jep dorëheqje dhe mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.
Siç dihet tashmë, me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo — Kroate — Sllovene më 1922, Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar: Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre.
Trashëgimtari ideologjik dhe mëtuesi më emblematik i Ahmet Zogut, Hashim Thaçi, më 25 mars 2020 do ta përdorë diplomacinë bulliste të fashistit modern Donald Trump dhe gjithë llumin reaksionar të brendshëm, që ta rrëzojë qeverinë Kurti.
Sidoqoftë, tashmë është e qartë, homosapiensi politik kosovar ka ndryshuar pozitivisht; para së gjithash brezi i ri. Kjo, duket të ketë ndodhur për dy arsye themelore që po ndodhnin në vend:
- Zbarkimi i NATO-s në Kosovë tok me atë numër të madhë të administratës së OKB-së (UNMIK), me ç’rast në disa prej qendrave të Kosovës pati një lloj përshpejtimi në formë të kërcimit historik të ambientimit të brezit të ri me teknologjinë informative;
2. Ndërkomunikimi me botën perendimore edhe si refugjatë të ri, me ç’rast gjakimi i të rinjëve tanë për ta zënë kohën e humbur mori përmasat e një lëvizjeje masive, beteje për dituri dhe formim.
Ky kapërcim në formë të një bumi kulturor, do të reflektohet sidomos në zhvillimin tekniko-teknologjik,pavarësisht se ai po ndodhte në shpërputhje me kapacitetet investuese në ekonominë e vendit, në industrinë prodhuese e përpunuese, e edhe në atë minerare.
Në këto rrethana, në pyetjen që ia parashtronin vetes ikanakët, respektivisht imituesit e demokracisë, vartësit e “Ugur-ës” që me kohë qenë shndërruar në ngritës të piramidës mashtruese, se “çfarë mund t’ju them fëmijëve të mi, nipave e mbesave të mia nesër, përse nuk isha rreshtuar në UÇK’ nuk kishin përgjigje të qartë. Pas disa viteve, kjo masë e ndjenë se do t’i shtrojnë pyetje pasuese vetes: Ku isha, e ç’bëra më 6 tetor 2019, po më 25 mars 2020? Si lejuam të rreshtoheshim tok me pengmarrësit e Republikës, me vrasësit e shpresës së vëmijëve tanë?!
Kjo mendësi duket se po e thenë kokën në rigjiditetin e vet ideologjik. Sidoqoftë, kapërcimet historike, ndërrimet e epokave, kërkojnë kujdesë të shtuar. “Shpresa e marrë dhe optimizmi naiv ka qenë varri i shumë ideve të mira”,[16] do të na ftonte për vigjilencë me këtë sentencë urëtsia e kohës. Në rastin tonë konkret, sidoqoftë shpresa është reale, e asesi e marrë.
Reaksioni kosovar i mirëdirigjuar nga “Gjarpëri” ynë që na erdhi “si mallkim hyjnor” dhe “Fusheja ynë” i shkollës së Kumrovcit, janë të vetëdijshëm: Marseliusët “e mallkuar” tashmë janë ANTE PORTAS. Ata nuk i ndalë dot askush.
Dy Republikat tona — demokraci defektoze
Politologu Ernst Frankel potencon katër nga pikëvështrimet që bëjnë përdallimin (diferencën) mes Demokracisë dhe Diktaturës:
- Legjitimiteti
- Struktura e sistemit shoqëror,
- Organizimi i sistemit qeverisës dhe
- Garantimi i sistemit të drejtësisë.
Bazuar në këto kritere , historiani i mirënjohur Franc Nojman (Franz Neumann) e sheh diktaturën si “sundim i një personi ose një grupi të cilët i bashkon pushteti, duke pas si objektiv monopolizimin dhe ushtrimin e pushtetit pa kufizime,[17] respektivisht institucionalizimin e diktaturës.
SHIK-u alias PDK-ja është sinonim i këti lloji të pushtetit diktatorial. Kjo strukturë asnjëherë nuk ka ardhë në pushtet bazuar në votën e lirë dhe vullnetin politik të shumicës — rrjedhimisht pa legjitimitet. Kapja e shtetit dhe monopolizimi i jetës shoqërore e ekonomike e shndërroi ndërkohë këtë strukturë në korporatë tipike, respektivisht bandë sui generis. Tendencat për t’manipuluar KQZ në qastet e fundit , e më pas për t’ ju imponuar grupeve të interesit brenda LDK-së, duke pamundësuar krijimin e qeverisë Kurti në dhjetor 2019, ishin paralajmrimi i fundit të pritshëm të koalicionit VV:LDK që do të krijohet më 3 shkurt dhe do të rrëzohet më 25 mars 2020.
Mundësia e rrëshqitjes së Republikës në diktaturë të hapur, e me këtë rast me hapa të përshpejtuar në shtet të dështuar, mbetet tutje e hapur. Sigurimi i vazhdimit të pandërprerë të pushtetit në diktaturat moderne bëhet zakonisht përmes ushtrimit të represionit dhe shtypjes gjithëpërfshirëse. Diktaturat me kohë fusin nën kontroll shërbimet e intelegjencies, ushtrinë dhe policinë, tok me gjykatat, sidomos Gjykatën Kushtetuese, respektivisht Gjykatën e Lartë (kur ajo zëvendëson Gjykatën Kushtetuese), duke i shndërruar me kohë në instrumente të politikës.
Dallimi themelor mes diktaturave dhe demokracive është tek përqëndrimi i fuqisë në një prej strukturave të veçanta të shtetit. Në këtë pikëpamje, si LDK-ja, ehe PDK-ja, anojnë ndjeshëm nga sistemet diktatoriale. Në fakt, LDK-ja, së paku në aparencë, duke imituar demokracinë, vuri në lajthitje jo vetëm një popull të tërë për vite me radhë, po edhe simotrat e saj në Evropë. Pushtetin edhe ajo e kishte dhe vazhdon ta ketë të përqëndruar tek Njëshi dhe një grusht vasalësh. Strukturat e partisë janë tërësisht formale, pa peshë. Këtu Zot është megjithatë Njëshi.
PDK-ja do të shkojë një hap tutje. Krahas aspektit kuantitativ, siç u pa edhe në fund të qeverisjes së PAN-it, i kushtoi rëndësi ruajtjes së vazhdimsisë së pushtetit të përqëndruar në qendërn e tij — në institucionet e sigurisë. Studjuesi gjerman Ernst Frankel, në një analizë që pati publikuar që në vitin 1938, përshkruan tipin e shtetit paralel (Doppelstaat)[18] , që de fakto i ndjek dy linja të veprimit. Linja e parë, ka të bëjë me hierarkinë gri; ajo nuk i nënshtrohet kurrfarë kufizimesh të mundshme, gjatë ushtrimit të dhunës e përndjekjes së kundërshtarëve politik. Kjo linjë nuk përfillë norma e ligje, në rast se ato janë a shndërrohen në pengesa reale për oligarkinë sunduese.
Afera PRONTO (2016) ia pat shpërfaqur vetë piramidën e bandës dhe një pjesë të mirë të pjesëtarëve të saj, që vazhdojnë ta mbajnë Republikën peng. Ndërkaq rasti i Astrit Deharit, dëshmoi se deri ku është e gatshme të shkojë kjo bandë, për ta siguruar pushtetin për kohë të pacaktuar. Këto veprime, sidoqoftë, ata i bëjnë duke u thirrë gjithmonë në “sigurinë shtetërore dhe në interesa të kombit”!
Dekada e fundit e shek. 20 dhe këto dy dekadat e para të shek.21, mund të cilësohen si dekada të promovimit të varianteve të ndryshme të diktaturës. Weldgang Merkel (Vetgang Merkel) për shtete të kësaj natyre kishte përdorë nocionin “Demokraci defektoze”.[19] Në këtë linjë mendimi, studjuesi Juan Linz, këtë tip të të ashtuquajturave demokraci defektoze i cilëson thjeshtë si “regjime jodemokratike”.[20] Por, ai, si edhe studjuesi tjetër Robert Dahl, pohon se “një demokraci e klasit të dytë, është sidoqoftë më e mirë se një shoqëri jodemokratike”[21] , duke “arsyetuar“ luhatjet e mundshme të demokracive të reja.
Sidoqoftë, që të gjithë studjuesit pajtohen se egziston rreziku i etablimit të demokracive defektoze. Në këtë kategori ata fusin Kolumbin.
Dy republikat shqiptare, shih për këtë, nuk guxojnë të vazhdojnë t’ju lëshojnë terren veprimi partive tradicionale që për 30 vjet rresht ose kanë imituar , ose janë tallur me demokracinë.
Shteti shqiptar, kombi, që në qershorin e vitit 1924, është dëshmuar se është i aftë dhe i pjekur politikisht, të luftojë për demokracinë funksionale e shtet të së drejtës. Një demokraci funksionale ka si parakusht funksionimin e tri dimensioneve juridiko-politike bazike: atë të lirisë, barazisë dhe kontrollit në përmasa të kënaqshme. Mjafton të çalojë vetëm njëri dimension, atëherë shoqëria rrëshqet në terrenin e demokracive defektoze.
Në vitin 2016 sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Freedom House në botë ishin 123 shtete me rend demokratik, respektivisht demokraci. Kjo shifër i përgjigjet plotësisht shkallës prej 63 % të shteteve egzistuese në botë. Po sipas kësaj OJQ-je, numri më i lartë i shoqërive demokratike ishte shënuar në vitin 2014 dhe 2015 me 125 shoqëri demokratike, respektivisht me një pjeësmarrje prej 63%. Krahasuar me vitin 2015, janë Nigeria, Sambia dhe Turqia që kanë rënë nga kjo listë e shoqërive demokratike, ndërkaq ky hy brenda listës Burkina Faso.
Freedom House nuk i gjykon e vlerëson shtetet vetëm si shtete demokratike dhe jodemokratike, por i kategorizon ata në disa kategori, bazuar në kritere të specifikuara, duke i renditur në kategoritë e shteteve të lira, me liri të kufizuara dhe jo të lira. Nga 123 demokracitë e evidentuara në vitin 2016, vetëm 87 hynin në kategorinë e shoqërive të lira, ndërkaq 36 kategorizoheshin në shoqëri me liri të kufizuara. Në grupimin e shteteve jo-demokratike, ku hyjnë 72 vende, [23] janë me liri të kufizuara dhe 49 janë jo të lira. [22]
Sipas kritereve të Freedom House që të dy republikat tona (Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të hynin në kategorinë e shoqërive demokratike me liri të kufizuara. Ky fakt do të duhej të ishte shqetësues dhe të na shërbejë si kambanë alarmi. Shqiptarët si komb, aktualisht kanë të realizuara dy republika, ndërkaq në republikën e tretë — Maqedoninë Veriore, janë bartës të sovranitetit tok me maqedonët sllav.
Në bashkësinë e shteteve-kombe, që konsiderohen si bashkësi të maturuara politikisht, siç janë shtetet-kombe që kanë themeluar Bashkimin Evropian, ne mëtojmë të integrohemi me dinjitet, ashtu si e meritojmë. Kjo bashkësi e re kombesh të maturuara, që në zanafillën e saj, ka përvetësuar si vlera të saj postulatet e John Locke-t për Shtetin dhe obligimet e tij kundruall qytetarëve: jetën, pasurinë dhe lirinë, të cilat tok me demokracinë dhe barazinë, plotësojnë korpusin e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i së drejtës dhe rendi kushtetues (në rrafshin kushtetues) në që të dy republikat tona. Respektimi dhe kultivimi i këtyre vlerave, që fundja janë bazamenti i demokracive liberale, është parakushti për ecje drejt shtetit të mirëqenies. Në këtë rrafsh, demokracitë e prosperuara të vendeve të Beneluksit, atyre Nordike dhe gjermanike(Gjermania, Austria dhe Konfederata Helvetike), do të duhej t’na shërbenin si model.
Shekulli 20, pajtohen studjuesit, shkoi në histori si shekulli i përmbushur me rende e shoqëri totalitare. Por ai karakterizohet edhe për betejat titanike për tejkalimin e së keqës dhe promovimit të demokracisë funksionale. Shekulli 21, në dy dekadat e tij të para, duket se po rrëshqet drejt shoqërive me rend autoritar, që mund t’ i jap epitetin gjithëpërfshirës si “shekulli i autoritarizmit”, pohon me dro studjuesi lieral Ralf Dahrendorf. [23] Dhuna ndaj qytetarëve të vet, shtetin dhe strukturat e tij, i rreshton në grupimin e bashkësive politike të dobëta. Pikërisht shtetet e dobëta provokojnë shtetasit, duke përdorë dhunën si mjet për frikësim dhe sundim. Kjo ëstë arsyeja përse sot kemi prezent paradoksin kur “mungesat e monopolit shtetëror jo rrallë tentohet të kompenzohen me aplikimin e keqpërdorimit të fuqisë. Këtë na e dëshmon studimi krahasimtar pikrisht i shteteve të dobëta, që na dëshmohen si shtete jo të arsyeshme, me sjellje gjithashtu jo të matura.”[24] Ndërkaq shoqëritë moderne kanë nevojë për shtete të fuqishme (ekonomisht para së gjithash), të cilat janë të vendosur që monopolin që kanë mbi dhunën në rrafshin kushtetues, ta bëjnë gjthnjë e më të pa nevojshëm.
Përparësia e rendit demokratik, demokracisë liberale tashmë të etabluar, është pjesëmarrja e qytetarëve në konstituimin e vullnetit politik. Në këtë kuadër hyn edhe mundësia e ndryshimit të qeverive. pushtetit, përmes votës së lirë. Pjesëmarrja aktive e qytetarëve, në mënyrë masive, në procesin e ndryshimeve politike që kërkon qasti historik, e bën të shmangshëm revolucionin e përgjakshëm. Revolucione të kësaj natyre në këto tri-katër dekada janë përmbyllur me sukses në një varg shtetesh, duke filluar me Gjermaninë Lindore, Hungarinë, ... Ukrainën më vonë, për të vazhduar edhe në krahun e jugut të BE-së — në Greqi, Spanjë, Portugali etj., pa pas nevojë për revolucion të përgjakshëm. Ky mekanizëm mbrojtës i demokracisë, në Kosovë u shfrytëzua për herë të parë si duhet, pikërisht më 6 tetor 2019. Vjedhja dhe abuzimi me vullnetin e popullit të shprehur në mënyrë plebishitare më 6 tetor, më pas, mund të ketë pasojat e veta, por gjasat janë që, falë maturimit politik, rikthimi i atij vullneti të kaloj pa dhimbje e ndeshtrasha të mëdha.
Shpresa e përbashkët dhe esenca e demokracisë Iluminizmi nuk bazohej në teorinë dogmatike, përkundrazi, në vetvete ai ishte në QËNDRIM, respektivisht “ETHOS”, do të shprehej Michel Foucault. Si frymë, ai ushqen shpresat e individëve dhe grupeve që të mendojnë kundër formacioneve të etabluara dhe duke ndjekur arsyen e shëndoshë, fuqinë e fakteve, ju ndihmon të hapin shtigje për mendimin e ri — pararendësin e epokës së re.
Vetëm atëherë, injoranca e imituesve të demokracisë dhe arroganca e cinizmi i plangprishësve, do ta ndjejnë se e kanë humbur betejën. Ndërkaq populli, sidomos rinia, do ta kuptojë se ka ardhur çasti për narrativën e re.
T’i hedhim një sy shkarazi dy rasteve tejet tragjike , ku kemi të bëjmë me dështimin e sistemit strukturor e politik dhe të nxjerrim konkluzionet e duhura.
● Për rastin e dështimit të plotë të politikës (elitave të saj) në prag të shpërthimit të luftës (1997) dhe
● Për faktin se gjatë luftës së UÇK-së (1998–1999), por edhe më vonë, gjatë procesit të ndërtimit të Shtetit, çuditërisht, deri tani, askush nuk ka marrë publikisht përgjejgësinë morale e politike. Në Evropën Lindore pas shembjes së komunizmit (socializmit real) si sistem, shoqëritë do të zhyteshin në anarkinë e njohur si anarki e tipit social-ekonomik. Ky fakt e bën profesorin e antropologjisë kulturore të Universitetit të Sofjes, Ivaylo Dizhev, të na kujtojë se ky tip anarkie nuk ishte më pak i dëmshëm, se Çernobili në Rusi.
“ Në serialin e televizionit HBO për Çernobilin, shkruan ai, mund të shikosh se si në mesin e katastrofës më të tmerrshme nukleare në histori, askush nuk e merrë përgjejgësinë për të vepruar. Kjo nuk ndërlidhet me tiparet psikologjike të personave të caktuar, por me gabimin strukturor të sistemit”. [25]
Le të shikojmë edhe rastin tjetër ilustrativ të përmasave botërore.
Përmes politikave që kishin objektiv shpëtimin e bankave nga kriza financiare që shpërtheu në vitin 2008, respektivisht sistemit të tyre që kishte metastazuar në rrjet mashtrimi, qeveritë në vendet që cilësohen si demokraci liberale, shumë shpejt filluan të humbasin legjitimitetin në sytë e qytetarëve. Në këtë rrafsh rezultonte se kriza financiare, nuk kishte shpenzuar vetëm rezervat shtetërore financiare, por “pa farë ndjesie turpi dhe besimi në raport me bazën reale të shoqërisë, ajo nuk kishte marrë fare mundin ta ndëshkonte krimin” dhe për pasojë elitat politike kishin vrarë shpesën e qytetarëve. [26] Ndërkohë, si në Republikën tonë të nëpërkëmbur nga olhokratët, gjithandej në shoqritë simotra të përkatësisë demokratike-liberale, IDETË sërish na rezultojnë tejet të rëndësishme. Tashmë, gjithandej është e pranueshme teorema: MË NUK MJAFTON TË BESOJMË ME VERBËRINË E NDJEKËSVE TË IMITUESVE TË DEMOKRACISË DHE CINIKËVE PLANGPRISHËS në fuqinë e tregut. Kriza e thellë që po përjeton rendi juridiko-politik në demoracitë liberale po dëshmon se: “Demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk janë Norma dhe vetë pasoja logjike e progresit. Ato janë përjashtime të reja dhe të rralla të historisë, ndoshta vetëm një epizodë e saj. Për mbijetesë demokracitë kanë nevojë jo vetëm për mirëqenie. Demokracia në esencë ka nevojë edhe për një lloj Shprese të përbashkët. Ka pak shpresa për atë se, ndryshimet do të jenë të shpejta dhe radikale, por në mungesë të një Planeti B, nuk na mbetet tjetër, përveç se të luftojmë për atë që do ta krijojmë, duke kaluar nëpër këtë det të vështërsive gjithë ata arqipelagë të vegjël të shpresës, të njerëzores e racionalitetit”. [27]
Shpresa e përbashkët e brumosur me guximin qytetar, kur jemi plotësisht të bindur se na mungon planeti B (atdhe tjetër nuk kemi), e ushqyer me idealin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, e bën ardhjen e brezit të ri politik në Kosovë e më pas në gjithë hapësirën shqiptare, të vetëkuptueshme e plotësisht të ligjshme.
Fusnotat dhe shënimet
- Philipp BOM, Was auf dem Spiel Steht, München 201, f.93
- Më gjerësisht shih: N.Bethel, Tradhëtia e madhe, Tiranë 1993; Daniel Smail, Me detyrë në Shqipëri, Tranë 1993, f.140–145 si dhe Riginald Hibbert, Fitorja e hidhur, LNÇ e Shqipërisë, Tiranë 1993, f. 356–360
- Shih më gjerësisht: Philipp Blom, po aty, f. 95 4
- Arbër Xhaferi, Vepra 3, f.143
- Y.Mounk, Der Zerfall der Demokratie (Rënia e demokracisë), Muenchen 2019, f.169
- Krahaso Aquini, De Regimine Prindum, f. 2–82
- David Held, Modelet e demokracisë, Prishtinë 2011, f.51
- N.Makiaveli, Debatet, f.108–109
- Po aty, shih gjerësisht f.200–201 dhe 256–267
- David Held, Modelet e demokracisë, Prishitnë 2011, f.53–54 ;
David Held, po aty, f. 268 - F.Fukuyama, Fundi i historisë, Tiranë 1992, f.311
- Krahaso: Aristoteli, Politika, Prishtinë 1978, f.169
- Philipp Blom, po aty, f.103
- Dvid Help, po aty, f.167
- Wladyslaw SZPLILMAN, “Pianisti”, Tiranë 2016, f.33
- Philipp Blom, po aty, f.215
- Armin Pfahl-Traughber, tek libri: Staatsformen — Modele politischer Ordnung von der Antike bis zur Gegenwart, Muenchen 2007. f.226/27
- Shih: Ernst Fraenkel, Der Doppelstaat (1938), Hamburg 2001
- Shih: Wolfgang Merkel, Defekte Demokratien, in: Andreas Busch (botues): Demokratie i Ost und West, Fuer Klaus von Beume, Frankfurt a.Mai 1999, f.361–381
- Juan J.Linz: Vorwort zur deutschen Ausgabe, në: ders: Totalitare und autoritare Regime, Berlin 2000. f.XL
- Robert A.Dahl, On Democraty: New Haven, London 1998, f.230
- Burimi: https://www.bpb.de/nachschlagen/zahlen-und-fakten/globalisierung/52838/demokratie
- Rolf Dahrendorf, An der Schwelle zum autoritaren Jahrhundert. Die Globalisierung und ihre sozialen Folgen werden zu maechsten Herausforderungen euer Politik der Freiheit, në: Die Zeit, 14.11.1997 (f.367)
- Petra Bandel/Michael Kennerich, Einleitung: Staat und Rechtsstaat in jungen Demokratien — eine Problemskizze, në: Bandel/Croissant.Rueb (Botues): Demokratie und Staatlichkeit (Anm.75).f.14f
- Ivaylo Ditschev, Koha ditore, 16 shtator 2019
- Yascha Mounk, po aty, f.105
- Philipp Blom “Was auf dem Spiel steht”, Muenchen 2019, f.191