Ringjallja e skemave që shtrembërojnë realitetin
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Prishtinë, 24 maj — Në lëmin e mendimit politik dhe jo vetëm, skemat e kundërveprimit ndaj forcave progresive, të promovuara në vitet ‘90-ta të shek. të kaluar, janë edhe sot e kësaj dite tepër problematike.
Opozita e sotme, një pesë krejt në mënyrë të pavetëdijshme, funksionon brenda kornizave të atyre skemave.
Standardet e ulta të imponuara ato vite, patën rrënuar piramidën e vlerave kombëtare.
Atbotë, duke aplikuar ato skema, që Arbër Xhaferi i përmbledhë në tri sosh, më qenësoret — e para: komunist — antikomunist; e dyta: i moderuar — radikal; e treta: relativizmi, LDK-ja pat pamundësuar ndërtimin e mirëfilltë të aksiomës ombëtare, në themel të të cilës do të duhej të ishte lufta jonë për çlirim. Ndërkaq sot rikthimi tek këto skema, sidomos tek skema e tretë, përmes së cilës pretendohet të relativizohet e keqja tok (LDK/PDK:AAK…) i sollën Republilës për më se 20 vite rresht, është tepër e rrezikshme. Pra përmes këtij rikthimi tek këto skema, po insistohet, sidomos nga mediat, të vazhdohet tutje me rrënimin e aksiomës moderne — luftën politike për FUNKSIONALIZIMIN E REPUBLIKËS si pjesë e stategjisë sonë kombëtare për bashkim.
Takimet e kryeministrit Kurti me pronar e aksinoar, por edhe përfaqësues të kompanive prestigjioze të IT, të cilat kanë bërë revolucion në mënyrën e të jetuarit në shoqërinë moderne dhe madje edhe në luftë (përdorimi i dronëve etj. në Ukrainë), janë neglizhuar fare! Kjo flet qartë për rikthimin e skemave të viteve ‘90-ta në lëmin e politikës, duke aplikuar një lloj opozitarizmi morbid. Natyrisht ky reagim an bllok i mediave vizive dhe opozitës së skematizuar kaq mbrapsht, flet shumë edhe për varfërinë konceptuale të saj dhe natyrën reale të oligarkëve që ju shërbejnë kësaj opozite.
Në të njejtin shabllon skematik të ngritur në ato vite të mbrapshta të dekadës së fundit të shekullit 20-të, po veprohet gjithandej, në të gjitha segmentet e shoqërisë e Shtetit: në shëndetësi, arsim, ekonomi…
Relativizimi si një lloj kodi i imponuar dikur nga lidershipi i LDK-së, i shërbeu mbrmë edhe një opinionisti sharllatan tek TV Dukagjini, sa ngriti paralele mes kongresistëve e senatorëve amerikan, që takoi kryeministri Kurti, me palaçon Abelard Tahiri!
Ky relativizim absurd i mediave dhe opozitës, sidomos duke bërë përpjekje titanike ta nënveftësoojë deri në batërdi vizitën e kreministrit Albin Kurti në SHBA, flet shumë për intencën që po shenjon fenomeni i ringjalljes së skemave që për objekt kishin dhe kanë shtrembërimin e realitetit dje dhe tashti, në dekadën e tretë të shekullit 21.
A duhet ta lejojmë këtë rikthim skemash të mbrapashta në jetën tonë politike?