Salep-Sulltani i PDK kërkon meidan!

Koment

Sadri Ramabaja
2 min readJan 13, 2021

Prishtinë, 13 janar — Enver Hoxhaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në debate publike para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sot ai prezentoi pesë të ashtuquajtura prioritetet e qeverisjes së tij të imagjinuar, duke ftuar Lëvizjen Vetëvendosje ta bëjë të njëjtën gjë. Madje, nuk ngurroi të matet me hijen e mëngjesit dhe ta ftoj kryetarin e VV-së, Albin Kuritn, në pesë debate publike për të diskutuar për të gjitha çështjet, duke pohuar jo pa pompozitet se “gara është vetëm mes PDK-së e VV-së”.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Enver Hoxhaj, i njohur në Kosovë si kanarini i Hashim Thaçit, por edhe për paturpësinë për të pohuar të pavërtetat publike si të vërteta, edhe kësaj radhe nuk ngurroj të kapërdihet si gjel deti maje plehuu e të pohoj zëshëm se: “Vetëm partia e tij mund ta nxjerrë vendin nga kriza, në të cilën, sipas tij, e kanë futur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.”
Këtë ai e bën pa u skuqur, megjithëse nuk është se nuk e ka të qartë që pohimeve të kësaj natyre nuk u besojnë as fëmiët e kopshteve.

Ka ardhur koha t’ i thuhet shqeto salepsulltanve të PDK-së, si puna e Enver Hoxhajt, se, pas gjithë të zezave që i kanë bërë Kosovës për njëzet vjet rresht, duke e shndërruar Republikën në peng të lloit të vet, por sidomos pas shpërfaqjes së aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për krime të rënda, për çka ngarkohen krerët e saj dhe një dyzinë sejmenësh të tyre, koha është që ai, pra Enver Hoxhaj dhe salepsulltanët tjerë, në emrë të PDK-së, t’i kërkojnë falje qytetarëve. Ndërkaq në vend të medianit në studiot e TV-së shtetëror të kapur a në satelitët e oligokratëve sejmenë të PDK-së, më mirë do të ishte të ulen tok me antarësinë fisnike dhe me mbështetësit e tyre, që ta ribëjnë Partinë Demokratike nga e para, nëse duan vërtet të mbijetonë politikisht.

Stoikët do të thoshin: Jini të vetëdijshëm për vdekjen — dhe përdorni këtë vetëdije gjatë e dinjitetshëm, sidomos këto kohë të vështira për Kosovën.

--

--

No responses yet