Zgjedhjet në Serbi: Prologu i një lufte gjithëpërfshirëse?
Trocki, dikur shoku i ngushtë i Leninit, thuhet se ka thënë: “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju”.
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Kjo është gjendja në Europën Juglindore të cilën Perednimi e kishte neglizhuar për kohë të gjatë, duke toleruar Serbinë që të thurrë iluzione për mundësitë që të rikthejë pozicionin që kishte dikur në kuadër të ish Jugosllavisë, duke u shndërruar në një mënyrë a tjetër sërish në xhandar të këtij rajoni.
Filllimi i luftës ashtu si edhe përfundimi i saj varet nga kostot e supozuara për fillimin dhe vazhdimin e saj, nga vlerësimi mbi balancën e fuqive, besueshmërisë në fitoren e saj… Fillimi i saj ndikohet gjithësesi edhe nga idetë mbi fundin e saj, respektivisht nga idetë mbi palën kundërshtare dhe motivet e fuqitë e saj për kundërvënie ndaj agresorit.
Por, për sa kohë iluzionet për rikthim të Sebnisë në Kosovë vazhdojnë të ushqehen nga lidershipi serb, për aq kohë ushqehen edhe iluzionet për rezultatin e saj. Prandaj propaganda serbe sot për rikthimin e ushtrisë në Kosovë është publike, meqë ky është fillimi i justifikimit të luftës, e kundërta do të ishte tradhëti.
Një hap i ndërmjetëm mund të jetë gjetja e një alibie për invazion të NATO-s dhe kalim të pushtetit të fashistit Vuçiq në duart e një administrate të përkohëshme ndërkombëtare, një tip i kujdestarisë ndërkombëtare provizore.
Sentenca e Trockit vlenë sot para së gjithash për kokat drejtuese të BE-së dhe politikën e tyre ndaj Serbisë dhe Rusisë për kohë të gjatë. Tashmë ndodhemi para rrezikut që do ta sfidojë BE-në, por para së gjithash edhe vetë Serbinë.
Brukseli kishte investuar kohë të gjatë në strategjinë gjithëpërfshirëse të vendeve të Europës Juglindore në BE. Ndërkaq me integrimin e Europës Qendrore e asaj Lindore në NATO, duke përfshirë në këtë kuadër edhe Rumaninë e Bullgarinë, gjykohej se po kryhej një “rrethim demoratik” i Serbisë, që do të pamundësonte impenjimin e Rusisë në shkallën që do të rrezikojë sigurinë në rajon. Të tjerë gjykonin se, sidomos me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të presidentit Joe Biden, falë eksperiencës dhe dijes së tij edhe në raport me Rusinë dhe Serbinë, do të mund të kishim një ndryshim pozitiv më të përshpejtuar, duke i hapur rrugë ngushtimit të perimetrit të “rrethimit demokratik” të Serbisë edhe me pranimin në procedura të përshpejtuara të Kosovës në NATO, ashtu si po veprohej me Finladën dhe Suedinë.
Tani, në vend që të kemi një prosperim në këtë plan, ndodhë e kundërta. Rusia përmes Serbisë penetron më thellë në Malin e Zi, duke e shndërruar atë de fakto në një Republikë Serbe të Adriatikut, ndërkaq paralajmron edhe rikthimin ushtarak në Kosovë dhe fare hapur flet për “Anshlusin” e pritshëm të Republikës Serbe të Bosnjës.
Tani, në vend të prosperitetit në këtë front, po ndodh e kundërta. Rusia po depërton më thellë në Mal të Zi përmes Serbisë, duke e kthyer atë në një Republikë Serbe de facto të Adriatikut, ndërkohë që paralajmëron një rikthim ushtarak në Kosovë dhe flet fare hapur për “Anschluss”-in e pritur të Republikës Serbe të Bosnjës.
Ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri i Bosnje-Hercegovinës, Zukan Helez, njoftoi më 24 nëntor 2023 se Rusia ka ngritur kampe ushtarake në territorin e “Republikës Srpska”, ku janë vendosur forcat speciale lokale (serbe) dhe ruse dhe janë duke u trajnuar. Ata janë lokalizuar, ne po i ndjekim dhe mund t’i eliminojmë lehtësisht, tha Helez për N1.[1]
Pas paralajmërimit të presidentit ukrainas, kjo deklaratë e ministrit boshnjak dukej se konfirmoi tezën se Serbia tashmë është bërë jo vetëm një vasal rus, por edhe një peng i vërtetë i saj.
Moska ka vite që përcakton dinamikën e krizës në Ballkan, si pjesë e procesit gjeopolitik të përballjes së saj rajonale dhe globale me Perëndimin.
Gjeopolitikanët rusë të lidhur ngushtë me majat e pushtetit politik dhe krijuesit e vërtetë të politikës ruse ndaj Evropës Juglindore, prej vitesh i kanë paraqitur fare hapur modalitetet specifike të kësaj politike në studimet e grupeve të tyre kërkimore, pohon me të drejtë analisti kroat Mario Stefanov. [2]
Nëse duam të kemi një pasqyrë më të qartë se çfarë pretendojnë rusët të arrijnë në Ballkan, mjafton të shohim publikimet zyrtare. Më 23 janar 2016, Instituti Rus Katehon, i cili u themelua dhe u financua nga miliarderi Konstantin Malofeev, i afërt me presidentin rus Putin, botoi një ese të autorit të nënshkruar si Jafe Arnold me titull “Bosnja 2016: Fati i Republikës Srpska është fati i Serbisë dhe Rusisë”, në të cilën ai analizon rëndësinë strategjike të Republikës Srpska dhe Serbisë për politikën ruse në Evropën Juglindore.
Një nga strategët rusë, Arnold, pohon se “zona e ish-Jugosllavisë është kthyer sërish në një fushë beteje të projekteve gjeopolitike kundërshtare të Perëndimit Atlanticist të udhëhequr nga BE-ja dhe SHBA-të dhe projekti i integrimit euroaziatik të udhëhequr nga Rusia.” Ballkani është çelësi i të dy projekteve, ku “po hapet sërish edhe fronti boshnjak”. Sipas Arnoldit, integrimi vendimtar i Serbisë në axhendën gjeostrategjike të Rusisë në Evropën Juglindore do t’i mundësonte politikës ruse të bëjë atë që nuk ia ka dalë kurrë në histori — hyrjen në Detin Mesdhe dhe hapjen e derës për depërtimin e gjeo-ekonomisë ruse dhe gjeopolitikës që ndërlidhen me opsionet e shprehura në projektin euroaziatik për Evropën Qendrore dhe Juglindore. Në të njëjtën kohë, Republika Srpska dhe presidenti i saj miqësor ndaj Moskës, Dodik, janë faktorë të qenësishëm në dinamikën gjeopolitike që do ta bënte të mundur këtë dhe një mjet për të ushtruar presion ndaj Beogradit, natyrisht nëse ai do të hynte seriozisht në rrugën e integrimit euroatlantik. [3]
Disa vëzhgues flasin për një përplasje shtesë midis Perëndimit dhe Rusisë në këtë front të ri, pas atij të Ukrainës. A mund të ketë të drejtë Trocki? Imponimi i Planit franko-gjerman, si fazë ndërmjetësuese drejt njohjes reciproke, që de fakto rezulton të jetë insistim më i theksuar i Francës për të shmangur këtë përplasje të mundshme, ka gjasa reale të dështojë keq ose të përfundojë në një “konflikt të ngrirë”, si do ta dëshironte edhe një pjesë e mirë e strategëve serb.
Nëse ka diplomatë perednimor që ende besojnë se Putini nuk ishte dhe nuk është i interesuar për zgjerim territoresh [4], por më shumë mbetet i përqëndruar që të sigurojë perimetrin e sigurisë nacionale, që d.t.th të pengojë aderimin e Ukrainës në NATO, Vuçiqi nuk e fsheh fare pretendimin e tij për aneksimin e Kosovës ose së paku të veriut të saj, duke deklaruar se nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës, madje edhe pas agresionit që kreu më 24 shtator në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].
Atëherë çfarë kuptimi kanë katër pikat e para të Marrëveshjes bazike franko-gjermane?! Prej nga ky guxim i Vuçiqit që të vazhdojë kështu të tallet me Brukselin?!
Si Rusia edhe Serbia nuk i trembet zgjerimit të BE-së; përkundrazi, e parapëlqejnë atë, madje e inkurajojnë një zgjerim të tillë. Por, kur është në pyetje zgjerimi i NATO-s, respektivisht përmbyllja e këtij procesi me treshen e shteteve të rajonit [Kosova, Bosnja dhe Serbia], ndryshon puna.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ribashkimit të Gjermanisë, qe folur shumë, madje edhe për aderimin e vetë Rusisë në NATO, duke kaluar përmes një filtri të ri që po shestohej të vihej në jetë. Ai ishte një filtër politik — “Shtëpia Evropiane”, siç e kishte quajtur Gorbaçovi. Ky karrem për Gjermaninë dhe Francën ishte përdorë me idenë se, përmes një “Bashkimi të Rusisë me Europën” do të rritej pesha e “Shtëpisë Europiane” brenda NATO-s, duke e bërë atë strukturë defunksionale, policentrike, disi ngjashëm me OSBE-në.
Për të siguruar krahun juglindor të Europës, gjatë këtyre dy dekadave që lamë pas, sidomos pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, NATO sigurisht se nuk kishte nevoja imediate të dislokonte raketat që i dislokoi në Poloni e gjetkë në Europën Juglindore. Sidoqoftë, me aderimin e Shqipërisë, të Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Kroacisë NATO do të fitonte peshën e vet specifike, duke mëtuar kontrollin e plotë të rajonit.
Nëse në Europën Lindore, NATO veproi taktikisht mirë, duke zëvendësuar raketat interceptuese me rreze të gjatë veprimi me ato të mesme, në Ballkan ajo u vonua duke investuar së tepërmi tek Serbia.
Zgjedhjet e 17 dhjetorit shih për këtë, do të trajtohen si referendum i lloit të vetë. Fitorja e krahut rus, duke ia imponuar Vuçiqit heqjen e gëzofit të liderit properendimor që e kishte veshur gjatë kohë, e rikthejnë Serbinë jo në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real. Serbia nuk do të ketë fuqi politike më as të kundërshtojë urdhërat që do t’i vinë nga Kremlini.
Sjellja e një lagjeje diplomatësh perendimor me Vuçiqin, është disi e ngjashme me atë që ata kishin bërë me properendimorët real në Ukrainë. Kjo sjellje vetëm pro forma e Vuçiqit si properendimor, kishte përfunduar me tolerimin e militantëve fashist rreth tij, si puna e Vulinit, Daçiqit, Radojçiqit etj. që do të kurorëzohej me koalicionin parazgjedhor pikërisht me atin e tij ideologjik, kriminelin Vojisllav Sheshel.
A ka gjasa që në këtë mezokohë, në javët në vijim, Perednimi të bëjë gjënë e duhur dhe të riparojë dëmin përmes një ndërhyrje të ashpër, duke provuar në terren se, Trocki e kishte gabim? Duke gjykuar nga politikat e tanishme — tutje përmes zëdhënëst të tij, Komisioni Euuropian i sugjeron Kosovës që t’jua mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë! — kam të drejtë legjitime të dyshoj në vulllnetin e kësaj lagjeje diplomatësh, që aktualisht ushtrojnë kaq ndikim të madhë brenda strukturave të BE-së. Ky fakt, bashkë me përpjekjen këmbëngulëse për të rikthyer çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si prioritetin nr. 1 të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e përligjj përdhunshëm të ashtuquajturën të “drejtë” të Serbisë mbi Kosovën!
Prandaj Serbia ka gjasa të hedhë një hap tjetër drejt diçkaje më të keqe dhe më gjithëpërfshirëse. Shih për këtë, agresioni serb ndaj Kosovës më 24 shtator që mbeti edhe pas gati tre muajve i pandëshkuar, më rikthen në vëmendje “të shtënën e parë të Luftës së Madhe”, siç e kishte cilësuar historiani i famshëm A.J.P Tejlor në librin e tij “Lufta e Parë Botërore: Një histori e ilustruar” (1963), atentatin nga njëri prej anëtrëve të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”, Gavrilo Princip, në Sarajevë më 28 qershor 1914.
Atëbotë “viktimat e para” të atyre të shtënave, ishin Arkiduka Franc Ferdinand, trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë dhe gruaja e tij, dukesha e Hohenbergut, ndërkaq më 24 shtator 2023 viktima e parë ishte rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai sot është heroi i Republikës. Heronjtë në Ballkan, të shumtën e rasteve, janë ata që i japin rrjedhë historisë më shumë se diplomatët.
Serbia këtë logjikë të rrjedhës së historisë e njeh mirë. Prandaj ajo, sërish po shndërrohet në endësen e kurthit të madh për kombet perendimore, duke mos përjashtuar mundësinë që e para do të bie vet në këtë kuth.
Më 28 nëntor, në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s në Bruksel, vend qendror kishte edhe gjendja në Ballkan. Mesazhi ishte iqartë: NATO do të bëjë gjithçka për të parandaluar shpërthimin e një lufte të re në Europën Juglindore, e cila do të ishte rrjedhimisht edhe kërcënim i dretpërdrejtë i sigurisë për Evropën.
Masat për parandalimin e rrëshqitjes drejt një lufte të re në Europë mbesin gjithësesi të nevojave dhe përmasave urgjente.
Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s premtoi se aleanca ushtarake perëndimore do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por mesazhi i tij, megjithatë, nuk kaloi simetrinë tipike të diplomatëve të BE-së!
“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, ka theksuar sekretari Stoltenberg.
“Ne ftojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen në dialogun, e mbështetur nga BE-ja, në mirëbesim, dhe gjithashtu besojmë se propozimi i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm për dialogun dhe që ky proces të jetë më konstruktiv”[5], theksoi ai duke përdorë gjuhën e diplomacisë.
Me këtë stil e këtë gjuhë, çështja e Kosovës vazhdon të shihet tutje si çështje humanitare, e zhveshur krejtësisht nga ajo që ishte — si çështje shqiptare dhe historike, por edhe e drejta e saj për vetëvendosje dhe bashkim me trungun e saj — Shqipërinë.
Republika funksionale e Kosovës me demokraci të prosperuar dhe ekonomi të zhvilluar , gjithësesi e lidhur fort edhe me historinë e Kombit të cilit i përket, do të jetë gjithnjë e më larg apetiteve agresive serbe.
Kosova do të jetë shpejt pjesë e Federtës Shqiptare duke ruajtur një lloj sovraniteti të brendshëm siç janë edhe Llandet gjermane, natyrisht vetëm duke e trajtuar atë edhe BE-ja ashtu si është — pjesë e Kombit shqiptar.
Deklarata e Stanos për zgjedhjet serbe në Kosovë, sikur ushqen iluzionin se duke shpërblyer Serinë, siç u veprua në Dejton me ngritjen në këmbë të një shteti serb brenda shtetit boshnjak [Republika Serbe], tutje të mbahen në jetë gjasat për shkëputjen graduale të Serbisë nga ndikimi rus. Premtimi i Vuçiqit për pjesëmarrje të ushtrisë serbe me trupat e NATO-s në ushtrime të përbashkëta, është vetëm edhe një sprovë për të ushqyer iluzionet e kësaj natyre, pavarësisht se një ditë më pas, ministri i tij i mbrojtjes vete në takim tek ambasadori rus për të raportuar dhe marrë udhëzimet e duhura!
Ndërkaq Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Bruksel ka deklaruar se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.
“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm — nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”,[6] ka shkruar Blinken në platformën X.
Të theksojmë edhe faktin se para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.
Ky impenjim e diplomacisë perednimore dëshmon se tashmë ata e kanë të qartë se në Ballkan “paqja shpesh varet në fije të perit”, siç pohoi kryediplomatja gjermane Annalena Bearbock. Shih për këtë, shkëputja nga “logjika e Mynihut” e pragluftës së Dytë Botërore është sine qua non për kohën që po kalojmë.
Megjithkëtë, është e rëndësishme të theksohet se këto qëllime politike i paraprijnë ndryshimeve të mundshme varsisht nga rrethanat kohore dhe zhvillimet aktuale. Periudha deri në zgjedhje, shih për këtë, mund të cilësohet si qetësi para stuhisë së re. Ajo nuk paraqet asgjë të jashtëzakonshme, nëse marrim në konsideratë natyrën ciklike të hegjemonizmit serb.
Tashmë është e qartë për të gjithë: “çmendurisë hegjemone” të Serbisë duhet t’i kundërvihemi pa ekuivok.
_________________________
1. https://hms.ba/helez-na-teritoriji-rs-izvode-se-vojne-vjezbe-pratimo-ih-mozemo-ih-eliminirati/
2. Mario Stefanov: https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-rusija-preko-srbije-pokusava-balkan-uvuci-u-krvavi-rat/
3. Po aty
4. https://www.eurasiareview.com/30112023-ukraine-war-a-steppingstone-to-something-worse-and-more-all-embracing-oped/
5. https://www.evropaelire.org/a/nato-ballkan-stabiliteti-siguria/32703052.html
6. https://www.evropaelire.org/a/antony-blinken-konfliktet-ne-ballkan-/32706796.html